Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA PO Box 622504, Bronx New York 10462 https://federatapanshqiptarevatra.com
VATRA DËNON ME FORCË AKTIN TERRORIST NË VJENË
NEW YORK 3 Nëntor 2020 Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh indinjatën e saj të thellëpër aktin terrorist që ndodhi në Vjenë Austri më date 2 Nëntor 2020 ku humbën jetën 5 persona dhe plagosen 22 të tjerë. Mes atyre që humbën jetën në këtë akt terrorist ishte dhe një 20 vjeçar shqiptar nga Struga në Maqedonine e Veriut. Tre pjesëtarë të forcave të policisë austriake që ju përgjigjën këtij sulmi terrorist ishin më origjinë shqiptare, përfshi këtu dhe Doruntina Miroci, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.
Dhimbja jonë bëhet dhe më tronditëse duke ditur se autori i kësaj tragjedie është nje 20 vjeçar nga Austria nga qytetit St. Poeten, 33 milje ne perëndim te Vjenës prindërit e te cilet jane shqiptarë nga Maqedonia Veriore.
Vatranët shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe, në mënyrën më të ashpër, e denojnë këtë akt mjeran duke e konsideruar si një krim antinjerëzor, që cënon vlerat dhe traditat e popullit shqiptar.
Kombi shqiptar është gjithnjë mirënjohës Austrisë dhe popullit austriak për rolin e madh që luajti në njohjen dhe mbrojtjen e pavarsisë së Shqipërisë me 1912. Në vleresojmë deklarimet e Kancelarit austriak Sebastian Kurz i cili thekson se: Kjo nuk është një luftë mes kristianëve dhe myslymaneve apo një luftë mes austriakëve dhë emigrantëve, kjo është një lufte mes civilizimit dhe barbarizmit.
VATRA u bën thirje gjithë familjeve shqiptare ti kushtojnë kujdes edukimit të fëmijëve dhe rolin që luajnë mediat sociale në zhvillimin e tyre, që të mos bien pre e grupeve esktremiste dhe radikale duke dëmtuar kështu harmoninë fetare dhe imazhin e kombit shqiptar në botë.
Kryetari i VATRES
Z. Ahmet Xhafo
Komentet