( Fragmente nga libri ‘Një varrim për çdo regjim” i Pr. i asoc. Klejd Këlliçi )
Pjesa e parë
Në fundvitet 40-të të shekullit të kaluar dhe e më tutje, dhe si formë për të rikuperuar legjitimitet në popujt e tyre , vende si Gjermania apo Italia filluan të interesoheshin për të rikuperuar eshtrat e të vrarëve në konfliktin botëror dhe që tashmë gjendeshin të shpërndarë nga Rusia, në Afrikë e Ballkan, pra edhe në Shqipëri.
Në vitin 1947 qeveria shqiptare, evidentoi të gjithë vendvarrimet e ushtarëve të huaj të rënë në Shqipëri dhe dërgimin e tyre në vendet e origjinës. Ky ishte një akt unilateral i cili nuk merrte parasysh ndonjë vullnet të caktuar të shprehur nga vendet e origjinës dhe ku për më shumë një vend si Gjermania që nuk gëzonte atëbotë sovranitet territorial.
Orientimi reflektonte dhe dinamikat e Luftës së Ftohtë, me provën materiale të kontributit shqiptar në të, pikërisht eshtrat ushtarëve të huaj që do të duhej të ktheheshin në vendin e origjinës. Ky proces u ndërpre në mungesë të interesit nga vendet përkatëse dhe rifilloi prapë në vitin 1950, këtë radhë jo në formën e pastrimit, por më tepër të konfirmimit të një pozicioni ideologjikisht të përcaktuar.
Pasojat e përplasjes Tito-Stalin dhe izolimi i Jugosllavisë nga Blloku Komunist në vitin 1948 patën efekte jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Partia Komuniste Italiane u rreshtua kah Moskës, edhe pse një pjesë e vogël e komunistëve italianë ruajtën lidhjet me Jugosllavinë. Kjo përplasje u shoqërua dhe me një garë kërkimi dhe riatdhesimi eshtrash në të cilën përfshihen Jugosllavia, Shqipëria si dhe organizatat e partizanëve antifashistë italianë.
Shoqata e partizanëve Italianë ANPI, (Associazione Nazionale Partigiani Italiani), e dominuar nga Partia Komuniste vendore), i kërkon shtetit shqiptar të veprojë me shpejtësi në riatdhesimin e eshtrave të partizanëve italianë të rënë në Shqipëri gjatë luftës.
Cilësimi i tyre si partizanë, përjashton pjesën dërrmuese të eshtrave të italianëve të rënë, pasi merret vetëm me ata që kishin që kishin aderuar në Batalioni ‘Gramshi’, ku pas vitit 1943 u grupuan të gjithë ata italianë që u bashkuan me Ushtrinë Nacional Çlirimtare.
Gjeneral Bandini në mes të zyrtarëve shqiptarë
Shkëmbimet jo më diplomatike, por politike mes përfaqësuesve të organizatës dhe shtetit shqiptar na njohin me nevojën ngutshme të transferimit të eshtrave për të kompensuar vendimin e ngjashëm jugosllav.
Në garën politiko-ideologjike mes ish-partizanëve komunistë italianë, të ndarë në pozicione pro dhe anti-titistw, futet dhe Tirana, e cila pranon kërkesën e ANPI-t për gjetjen dhe kthimin në atdhe
të atyre që tashmë kishin marrë statusin e heronjve, partizanëve italianë të batalionit ‘Gramshi’.
Në vitin 1957, nënshkrimi i Traktatit të Paqes mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon riatdhesimin e trupave të ushtarëve. Një proces që bart një dykuptimësi politike, pasi në një anë i shërben komunitetit italian për tu lidhur shpirtërisht dhe materialisht me të rënët, duke prodhuar një proces katarsisi kolektiv mbi kujtimin e luftës, e njëkohësisht duke legjitimuar një Itali të re, mirëfilli të ndarë nga e kaluara fashiste. Për Shqipërinë ai është një proces pastrimi e gati ‘dezinfektimi’ prej një patologjie të shfaqur, prej një fillimi të ri i cili përjashton me shumë gjasa përsëritjen ciklike të pushtimeve të Shqipërisë në histori.
Riatdhesimi i eshtrave, përpos, një akt politik, do të konsiderohej dhe akt humanitar, por i një humaniteti që njeh si të tillë vetëm të ngjashmit, pra partizanët italianë, e humanizon po kështu në formë njohjeje vetë regjimin e Tiranës. Në këmbim, ky akt i ofron palës shqiptare mundwsinw të kërkojë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit dhe shtetit italian me mërgatën politike shqiptare, e konsideruar si pjesë e huaj e trupit shqiptar të rikonfiguruar paslufte.
Eshtrat e ushtarëve, të konvertuar në partizanë, marrin kështu vlerën e heroit, ndonëse autoritetet shqiptare e kanë të vështirë të identifikojnë të ashtuquajturit dëshmorë. Kjo dhe për arsye
se shumë italianë u angazhuan në Batalionin ‘Gramshi’ jo thjesht prej vullnetit të tyre politik, se sa prej nevojës për t’i shpëtuar ndëshkimit që vinte me mospranimin.
Pakujdesia, mosnjohuria me trupin dhe identitetin e dëshmorit çon deri në dilemën me të cilën autoritetet shqiptare përballen me eshtrat e të vrarëve. …Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë të Batalionit “Gramshi”, në Bari. Ky akt shihej si vullnet i mirë i qeverisë shqiptare, për të ruajtur memorien e
partizanëve të vrarë në luftën kundër antifashizmit. Vetë përfaqësuesit e ANPI-it këmbëngulin në nevojën për të pasur identitete të qarta të eshtrave të partizanëve italianë, pasi vetëm kështu mund të prodhohet qëllimi politik i dëshiruar. Identiteti i eshtrave do përcaktuar, në të kundërt efekti politik që ata prodhojnë mund të jetë grotesk.
Gjithsesi, procesi vazhdon dhe arrin finalitetin e vet politik të dyanshëm, atë të ANPI-t që rikuperon eshtrat duke mëtuar të tregojë një histori të dyfishtë, atë të rezistencës ndaj fashizmit dhe afiliacionit politik me kauzën e vendeve komuniste, fitues moralë e materialë të luftës, përkundër historisë politike të Italisë, si shtet humbës.
…Paranteza e riatdhesimit të eshtrave të atyre që tashmë hyjnë në panteonin e të kujtuarve, hap shtigje dhe për të harruarit.
Procesi i transferimit dhe zhvarrimit të eshtrave ndodh, jo më në kuadrin e solidaritetit, sikurse ishte rasti i partizanëve italianë, i cili përmban një sërë rreziqesh, si infektimi nga bacilet që ato
bartin. Nga pala italiane për këtë qëllim krijohet një grup i drejtuar nga gjenerali Bandini, ushtarak i rangut të ulët dhe një prift. (Siç dihet gjithwë operacionet e gjetjes, zhvarrimit,
pastrimit dhe transportimit të eshtrave të ushtarëve italianë përbëjnë shtratin e romanit me famë botërore ‘Gjenerali i Ushtrisë së vdekur ‘ të shkrimtarit tonë të madh Isamil Kadare.
…Punëtorët shqiptarë kërkojnë të kryejnë këtë proces me shpejtësi, si për arsye të infektimi, ashtu dhe për arsye të kujtimeve që ato ngjallin. Ngutja për t’i dezinfektuar e mbyllur në thasë eshtrat,
tregon njëkohësisht forcën që rimerr trupi i vdekur në prodhimin e tensionit, rikujtimi i luftës, ngjarjeve të lidhura me të, por edhe neutralizimin e tij nga vendi në të cilin ato do prehen.
Në momentin që këto trupa nxirren ato kanë mundësi të infektojnë të gjallët shqiptarë, por edhe të bartin me vete bacilin e infektimit të trupit të huaj. Kjo duket qartazi te detaji i sëmundjes së punëtorit që hap varret dhe prek pa dezinfektuar eshtrat e ushtarëve. Eshtrat e ushtarëve e ruajnë potencialin e tyre shkatërrues, i cili nuk vjen vetëm në të gjallë, përmes armëve, por edhe nëpërmjet bacileve që ato bartin.
Me largimin e misionit të gjeneralit Bandini, Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ushtron një kontroll rutinë për punën e Sektorit të Eshtrave. Raporti i zyrtar, zbulon se gjatë veprimtarisë së punës, punonjësit e kryesisht drejtuesit e tij kishin vepruar jashtë objektivit të punës dhe përkundër kishin dëmtuar shtetin e cënuar besimin e partisë. Sektori i eshtrave, drejtohej nga një zyrtar, i cili ishte emëruar drejtpërdrejtë nga Komiteti Qendror; zëvendës drejtori ishte një funksionar i Sigurimit të Shtetit. Komunistë të përbetuar, njerëz të besuar, të cilët kishin rënë pre sipas raportit, të influencës së dëmshme që gjenerali italian kishte ushtruar mbi shqiptarët.
Raporti i zyrtar zbulon se gjatë veprimtarisë së punës, punonjësit e kryesisht drejtuesit e tij kishin vepruar jashtë objektivit të punës e përkundër kishin dëmtuar shtetin e cënuar besimin e partisë.
Sektrori i eshtrave, drejtohej nga një zyrtar i cili ishte emëruar drejtpërdrejt nga Komiteti Qendror, zëvendës drejtori ishte një funksionar i Sigurimit të Shtetit. Komunistë të përbetuar, njerëz të besuar, të cilët kishin rënë pre sipas raportit, të influencës së dëmshme që gjenerali italian kishte ushtruar mbi shqiptarët.
Në pamundësi për të zhvilluar normalisht aktivitetin e zhvarrimit, gjenerali italian kishte paguar ryshfet te shqiptarët, jo aq për të mundësuar zhvarrimet sa për të përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, individual për çdo ushtar të gjetur. Punonjësi i Sigurimit të Shtetit, kishte marrë para e rroba për të lehtësuar procesin dhe kishte mobilizuar të gjithë punonjësit në shërbim të gjeneralit italian.
Vënë përpara përgjegjësisë, punonjësi i sigurimit, dënohet me burg, ndërsa përgjegjësi K. P. shkarkohet nga detyra nga Byroja Politike për abuzime dhe veprimtari anti-socialiste. P.Ç. i hiqet grada e dënohet, jo pa bërë ‘mea culpa-n’ për gabimin e rëndë. E këtu shfaqet pikërisht esenca e armikut, mundësia e korrupsionit të njeriut të ri socialist, të dobët përballë tundimit por të aftë të prodhojë gjuhën e sistemit në formën e pranimit të fajit e shëlbimit të tij. ‘Italiani ishte kuadro i regjur i fashizmit dhe ne u përballëm me një shtet të huaj fashist’, shprehet P.Ç. përballë fakteve. E nëse në romanin e mirwnjohur tw Kadaresë, ‘Gjenerali I ushtrisë së vdekur’, që përfshin ngjarje të mësipërme, infektimi dhe rreziku i ushtarit të vdekur vjen në formën e bacilit i cili vret një prej punonjësve varrmihës, në realitet, molepsja dhe infektimi vjen në formën e korrupsionit, kapacitetit e aftësisë së armikut për të korruptuar shqiptarët.
…Shoqata e partizanëve italianë, ANPI (Associazione Nazionale Partigiani Italiani), e dominuar nga Partia Komuniste vendore, i kërkon shtetit shqiptar të veprojë me shpejtësi në riatdhesimin e eshtrave të partizanëve italianë të rënë në Shqipëri gjatë luftës.
Cilësimi i tyre si partizanë, përjashton pjesën dërrmuese të eshtrave të italianëve të rënë, pasi merret vetëm me ata që kishin që kishin aderuar në Batalioni ‘Gramshi’, ku pas vitit 1943 u grupuan të gjithë ata italianë që iu bashkuan Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Shkëmbimet jo më diplomatike por politike mes përfaqësuesve të organizatës dhe shtetit shqiptar na njohin me nevojën e ngutshme të transferimit të eshtrave për të kompensuar vendimin e ngjashëm jugosllav.
Në garën politiko-ideologjike mes ish-partizanëve komunistë italianë, të ndarë në pozicione pro e anti-titiste, futet dhe Tirana e cila pranon kërkesën e ANPI-t për gjetjen dhe kthimin në atdhe
të atyre që tashmë kishin marrë statusin e heronjve, partizanëve italianë të batalionit ‘Gramshi’.
Riatdhesimi i eshtrave përpos, një akt politik, do të konsiderohej dhe akt humanitar, por i një humaniteti që njeh si të tillë vetëm të ngjashmit, pra partizanët italianë, e humanizon po kështu në formë njohjeje vetë regjimin e Tiranës. Në këmbim, ky akt i ofron mundësinë palës shqiptare të kërkojë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit dhe shtetit italian me mërgatën politike shqiptare, e konsideruar si pjesë e huaj e trupit shqiptar të rikonfiguruar paslufte.
Eshtrat e ushtarëve, të konvertuar në partizanë marrin kështu vlerën e heroit, ndonëse autoritetet shqiptare e kanë të vështirë të identifikojnë të ashtuquajturit dëshmorë. Kjo dhe për arsye se shumë italianë u angazhuan në Batalionin ‘Gramshi’ jo thjeshtë prej vullnetit të tyre politik se sa prej nevojës për t’i shpëtuar ndëshkimit që vinte me mospranimin. Pakujdesia, mosnjohuria me trupin dhe identitetin e dëshmorit çon deri në dilemën me të cilën autoritetet shqiptare përballen me eshtrat.
Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë të Batalionit “Gramshi”, në Bari. Ky akt shihej si vullnet i mirë i qeverisë shqiptare për të ruajtur memorien e partizanëve të vrarë në luftën kundër antifashizmit. Senatori Terracini i kërkon qeverisë italiane të mos mbështesë mërgatën antikomuniste shqiptare.
Identitetet politike të eshtrave janë të paqarta, e shpesh arsyet e vdekjes si hero apo si ushtar italian i dorëzuar, nuk dallohen mirë. Vetë përfaqësuesit e ANPI-it këmbëngulin në nevojën për të pasur identitete të qarta të eshtrave të partizanëve italianë, pasi vetëm kështu mund të prodhohet qëllimi politik i dëshiruar. Identiteti i eshtrave do përcaktuar në të kundërt efekti politik që ata
prodhojnë mund të jetë jo vetëm i kundërt, por edhe grotesk.
Gjithsesi procesi vazhdon dhe arrin finalitetin e vet politik të dyanshëm,që rikuperon eshtrat duke mëtuar të tregojë një histori të dyfishtë, atë të rezistencës ndaj fashizmit dhe afiliacionit politik me kauzën e vendeve komuniste, fitues moralë e materialë të luftës, përkundër historisë politike të Italisë, si shtet humbës.
.