Poeti Agim Desku
Krijuesit e mirëfilltë të artit kanë një lloj vetmie në intuitën e vet, kanë unin e vet të veçantë ,ata kanë tri dashuri/ muzën /frymëzimin /dhe vetminë/. Ata rrinë duke e vjedhur kohën në identifikimin e vetvetës.Të njejtën gjë e bën edhe poeti i Dardanisë ,pejani i vyer Agim Desku dhe poezia e tij , kështu që opusi i tij lirik dhe poetik ka përmbajtje,stil,subjekt ,porosi apo edhe çasje të thukët retorike.Githmonë duke u dhënë dritë,gjallëri,forcë, gjerave që ndodhin me një qartësi të rrallë logjike.
Shkrimet e tij lirike , biografike dhe të tjera nisin rrugëtimin diku para gjysëm shekulli ,duke kërkuar kuturu shtegun e qartë dhe duke hedhur në letër atë çka e nxit poetin – shoqërinë, e me këtë dua të them se krijuesit si ky lindn për të tjerët dhe janë si herojt e kombit duke lenë shumë vargje e testamente në sirtarët e hapura për të mos u harruar ose vdekur kurrë.
Cilësia e tij poetike shihet se rritët nga përvoja e gjatë e artit agimjan, të cilat nuk lindin nga idetë ,nuk lind as nga mendja ,as nga endërrimi, por lind nga thelbi përvëlues duke hedhur në fletën e bardhë atë çka e frymëzon dhe i thotë zemra.Ai përmes vargut poetik prezanton një Hartë historie të mbarë gjeografisë shqiptare,andaj edhe me të drejt mund ta quajmë pelegrin i përjetimeve historike,duke e parë dritën e përkthimit, Përmbledhjet e tij poetike në gjuhën italiane ,por edhe atë greke.Agimi krijimtarinë e tij poetike dhe atë letrare arriti ta prezentoj edhe jashtë vendit si në i tali .Greqi dhe atë individualisht në Shoqatën e Shkrimtarëve edhe në Izrael ,e pikërisht në qytetet,Tel Aviv dhe Jerusalem.
Me plot të drejtë mund të konstatoj se krijimtaria e Deskut,nëpër të gjitha etapat e zhvillimit të saj mbeti e lidhur shumë ngushtë me Traditën kombëtare si mishi me kocka, por edhe i futur thellë në poret e zemrave të popullit ,në koret dhe lëngun e plagëve të hapura ,në ofet e nënave të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, në dasmat dhe vdekjet,në gëzimet dhe vajët e tyre deri në ditët e sotme.
Si janë poetët
Poetët janë si pyelli me plot gjethe
Si një fushë me ullinj plot gjethe me kokrra
Deget ju lakohen nga pesha e rendë e begatisë
Kanë bukurin qe ua njeh guri lulja dhe shqota.
N. Lulaj
Poezia Deskjane asnjëherë nuk është ndikuar nga askush, por gjithmonë i ngeli besnik tradicionalës, i lidhur shumë ngushtë për kombin si rrënjët e Lisit, për token amë .Ajo mbeti realiste dhe tokësore duke u modernizuar në hap me kohën.Poezia e Agim Deskut,frymon me mushkëritë e kombit ,me rezultatet dhe dështimet e tija ,me gëzimet dhe shqetësimet ,është e shëndoshë dhe e pëlqyer nga lexuesit dhe nga Kritika letrare.
„Me bindje të plotë mund të them se pa hyrë në Përmbledhjet poetike të tija ,të cilat për nga numri janë shumë, është sikur të kesh hyrë në një Kopsht Botanik, për ta zgjedhur një Buqet me lule, por aty ka shumë lule të bukura dhe shumë ngjyrëshe saqë është veshtirë që t`i zgjedhish se cilat janë me të bukura! Kështu poezitë e tija janë të te gjitha zhanrëve ,saqë nuk mund të ndahesh pa i lexuar të gjitha,por gjendësh para veshtirësive që të zgjedhesh ,kjo apo ajo është me e bukur se tjetra.“N.Lulaj
Agimi ecën vertikalisht, ngadalë dhe shumë i sigurtë , që nga fillimi i krijmtarisë se tij e deri në ditët e sotme çka e besoj se kështu do të vazhdojë muza e tij krijuese terë jetën duke thënë se poezitë e tija janë të shijshme sikur gjella që duhët të hahet ngadalë duke e përtypur mirë e me oreks çdo kafshatë…….
Pëmbledhja e tij poetike „Dua të pi Verë çamërie“,Të pimë së bashku për Ty Çamëri, është një përmbledhje poetike tejet interesante dhe shumë e mirëpritur nga kritika .
Autori, duke qenë i përkushtuar tani për sa vite për Çamërinë dhe fatin e saj, ai edhe në këtë libër, sikur është i ndikuar nga vepra që ia ka kushtuar kësaj pjese të trojeve etnike, dhe kështu na sjell mendimin filozofik edhe për trevat përbrenda Kosovës dhe më gjerë. Prandaj, ngjashëm ligjëron, që nënkupton mendimin dhe shkrumbin për bashkim: “…Të ngritim gotën/ Për Dukagjin/Se do bëhem edhe Drenicë/Edhe Malësi/Herë Tiranë e Preshevë/ Herë Ulqin e Iliridë /Më shumë Çamëri…”. Të gjithë së bashku në një Shqipëri.Shkrimtari si zakonisht gjithmonë shkruan për atë që e preokupon duke përdorur imagjinatën si një instrument të fuqishëm dhe duke e begatuar kulturën shqiptare.Agimi është shkrimtar që ka dy atdhe ,një atdheun ku lindi dhe atdheu i dytë për të është Poezia,ku nëpërmes vargut flet për jetën e nuk e lejon jetën të flas në përmjet tyre.
Agimi,është perlë e poezusë , një aktivist i dallur dhe një fisnik i pa lodhur,një atdhetar i rrallë,individ shumë i vyer me një kulturë të madhe dhe edukator i dalluar. Pishtar i arsimit deri në pension ,i cili në misionin e tij ka ndërtuar një Kështjellë dhe ka bërë një histori në vete duke na dhuruar visare krijuese ,në përkujdesjen dhe punën e tij të palodhur ,që përmes vargut thot-‘’Populli im është relativisht I vogël,por me një histori të lavdishme luftërash për liri,andaj shquhet për shpirtin e qiltër revuloucionar çka e shijojmë në brumin e tij krijues’’.Ai ka krijue një bagzh të pasur duke përdorur me shumë kujdes imagjinatën e pangopur dhe gjithçka ka shkruar dhe kthyer në narrative ,I cili ndër vite ka zgjëruar imagjinatën e vet duke thur vargje dhe krijim idesh për çka është shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe Çmime në Dardani,Shqipëri Iliridë Preshevë,Ulqin ,Itali dhe Izrael.
Këtij shkrimi nuk dua t`i vëj pikë ngase për analizën dhe studimin e poezive të Agim Deskut do të duhet kohë dhe përkushtim serioz,çka mbetet në duart dhe vullnetin e studiusve të gjeneratave që merren me këtë punë fisnike.
Mendimet e mia po vrapojnë asfalteve të shkronjave të Abetares deskiane, për t`u ndalur të muza e dashurisë se tij poetike.Dhe krejt në vazhdim poetit Deskut i uroj shëndet e jetë të gjatë dhe punë të pa lodhur në pasurimin e vlerave tona kombëtare.