Gjithë njerëzit i duaj
Mos i pandeh për të huaj.
Mos i bëj njeriu në jetë
Gjë që s’do ta pësosh vetë.
Kusaria, ligësia
Dhe sa të këqija janë
Edhe gjithë marrëzia
Padijen mëmë kanë.
Shiko faqebardhë të rrosh
E përpiqu të bësh mirë
Dhe me ç’do njeri të shkosh
I padëm edhe i lirë.
Mos e kthe fjalën kurrë
Por qëndro më një si burrë.
Kur të jesh i zemëruar
mendja është e turbulluar
bëj durim sa të kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.
Do të rrosh me nder mbi dhe?
Me të liq mos u përzje.
Gjuha është thikë e mprehtë
Plagë e saj nuk është e lehtë
Shume njerëz gjuha mundon
Ca të tjerë i turpëron.
Ai që hiqet i madh edhe mbahet i rëndë
e ka mendjen të vogël e të lehtë si pendë.
Dhe të të falin kamjen e jetes
Mos thuaj tjetër veç së vertetës.
Komentet