Ka një qytet, e dashur, ca të vdekur,
Të të njoftoj kam ardhur pa u ndalë;
Mbi katafalk të shtrirë ata prej vapës
Ngadalë dekompozohen, ngadalë.
Edhe të gjallët po dekompozohen
Mbi tokën e dërsirë dhe të lënë;
Kufomat kundërmojnë, oh, e dashur,
Sot edhe gjoksi yt sikur ka rënë.
Hidh mbi qilima sa më shumë parfume,
Sill trandafila të të zbukuroj në piedestal.
Ka në qytet, e dashur, ca të vdeur,
Ngadalë dekompzohen, dalngadal…
(Përktheu: Dionis Bubani)
*Lindi në Bakëu. Emri i vërtetë: Gheorghe Vasiliu. Arriti kulmin e suksesit në vitet ’20 dhe 30. Regjimi komunist e përjashtoi nga jeta letrare. Vdiq në Bukuresht.
Komentet