Ai saktëson se temperaturat i kanë kapërcyer 1,8 gradë centigradët e normës së përllogaritur mes 1981 e 2010.

Temperaturat maksimale kanë arritur 36 gradë në shumë zona të vendit dhe madje 37 në veri të Zvicrës e në Valé. Me ndonjë përjashtim të vogël të një ndonjë dite me shi, temperaturat kanë mbetur të larta deri në fund të muajit. Nuk ndodh shpesh të regjistrosh netë tropikale në fund të gushtit, siç ndodhi natën midis së enjtes dhe së premtes gati në të gjithë Zvicrën, përfundon Shërbimi Meteorologjik Federal.

sda-ats