Analisti dhe këshilltari i Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka komentuar gjithashtu debatin në distancë mes deputetit të PD-së, Sali Berisha dhe gazetarëve Blendi Fevziu dhe Andi Bushati.
Në një shkrim të tijin botuar në “Javaneës”, Vangjeli thotë se në vitin 1996, Berisha ka urdhëruar rrëmbimin e Andi Bushatit dhe Blendi Fevziut.
Në vitet ‘90-të, atëherë kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë dhe burgoseshin të tjerë për fjalën e lirë, për shkak të lirisë së fjalës dhe për hir të lirisë përtej fjalëve, Berisha u pikturua si tiran i medias. Por në asnjë rast ai nuk mundi të fitojë ndaj njerëzve të saj.
As kur i digjte gazetën Nikollës, as kur burgoste Sandrin e Martinin, as kur rrihte një listë të gjatë me gazetarë dhe as kur furgoni i tij i policisë rrëmbente Fevziun me të tjerë në mes të ditës e në mes të Tiranës.
Vetë Fevziu dhe gazetarë të tjerë nuk kanë folur kurrë për këtë episod kriminal që ishte epilog i dhunës po kriminale që u bë kundër opozitës në 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej.
Por nëse ai furgon do të kishte përfunduar aty për ku ishte nisur, disa portrete mediatikë të sotëm nuk do të ishin me gjasë të tillë. Ishte dhe Bushati në atë furgon, sa për një kujtesë të së djeshmes për të kuptuar më mirë ca histori të shkëputura të së sotmes”, shkruan Vangjeli.
Komentet