VOAL – Pas gruas së tij Lara Gut, edhe mesfushori i Udineses dhe ish kapiteni i ekipit përfaqësues zviceran Valon Behrami duket se dëshiron të bëjë një hap prapa nga mediat sociale. 33-vjeçari në fakt ka vendosur të mbyllë faqen e tij të Instagram-it, i cili kishte më shumë se 180 000 ndjekës.
Motivimi nuk është zbuluar nga të interesuarit e drejtpërdrejtë, por supozohet se lojtari ka ndarë zgjedhjen e bërë nga Lara Gut. Një javë më parë, në të vërtetë, 27 vjeçarja nga Comano kishte vendosur të mbyllte profilet e saj në Instagram dhe Twitter, për të “vendosur prioritetet në familje dhe sport” duke hequr dorë nga “humbja e e tepërt e kohës në mediat sociale”, siç komentonte për mediat zëdhënësja Giulia Candiago.
Komentet