VOAL – Valon Behrami, mesfushori 32 vjeçar i përfaqësueses zvicerane dhe i Udineses, bëri të ditur sot, e premte në Twitter fundin e martesës së tij (që vazhdon prej 12 vjetësh) me Elena Bonzannin, një ish modele nga Bergamo. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë Sofia e Isabel.
Futbollisti shpjegon qartë se dëshiron “të shmangë spekullimet dhe kërkon respekt për të gjitha palët”, sidomos për vajzat. Qetësia e dy vogëluesheve është mbi gjithçka për futbollistin e lindur ne Mitrovicë më 19 prill 1985. Behrami sakëson se nuk do të japë hollësi të tjera për shtypin, duke besuar në mirëkuptimin e të gjithëve.
Komentet