Vdekja, vdekjes po ia ka zili
N’andërr po parafytyroj vdekjen time.
Unë vedvedit-sot po i mungoj
Asht kall vendi ku linda
Vaj edhe dëshira ime për forcë
-dëshira ime e verbët
-dëshira ime e lirë
-sot shkrumbi vetëm po i mbyt dasmorrët.
Asht djegë qyteti
Me tregue fuqinë e egzistencës së tij
E në gropat e Karragaçit
Secili i vdekun dhimbjes i ka përballue
Sytë e hapun të vdekun
Me duer të shtanguem-drejt qiellit
Vetëm pak dritë kanë dashtë
Në shej protesti.
Nanat në të zeza
Kanë rrotullue çdo të vdekun, tue kërkue
Që dëshirat e shteruna
Me trup të birit të vdekun
Si në kupën e fitimit
Të mbushun me dhimbje
E nuk e kanë gjetë.
Kapeshnica e kuqe, prej gjakut të vet
Ke përbi andrrën për vedi
Kapeshnica ime
Gjaku im-i shokut tim të mbytun
Gjaku i shokut tim të varrum
Gjaku i shokut tim të therun
Sa do të heshtë në gjakun tand!
Flaka e qytetit tim
Flaka që lind dhimbje në hijen e të varunve
Kapeshnica-emri i festës së ndalueme.
Çdo gjë po përsëritet si vuajtja
Po humb si gëzimi
Vaj-n’cilën ditë, në cilin vjet
Do të pran vallja e vdekjes
Kah mot i nisun në rrugët tona!
Se fjalët tona janë përshpëritje lirije.
Ku ska kohë për vrasje
E vjetët e mija!
Nesër në konop do të përkunden
Shoku im-gjaku im do të jetë kujtim
Gjaku im i kuq, gjaku im i zi-vjetët e mija
Laku në qafë time-laku i lan në gjazkë
Nana ime kërcuna çdo gja ka dhanë për liri
Nana ime kreshnikja e këtij vendi
Vdekja ime le të mbetet heshtje e lirisë !
Në pleh kam kërkue dredhza-ti ngij ata
Me gur të gjetun-shpëtue kam dasht
Vaj-kjo magji e lulzueme
Do të ma zbukuron fatalitetin
Në akordin e plumbave
Në momentin diskret të përjetimit
Vaj-bistrica ime-varri im i gjatë-shtati im i ftoft
Gjarpni i këtij vendi-gjarpni i ketyre gurëve
Tue më hangër mue-do të mësohen me mendue
Miq-varri im i shkyem-forma e lirisë
Vaj kjo rini-tue vdek a msue me folë.
Cdo gjë po përbin
Nata-dita-andrra
Çdo ersi a vdekje, çdo dru-varse
Çdo mur-vend pushkatimi
Çdo e shtime pushke kushton njqind vdekje
Në atë agoni po digjet gëzimi im.
Kjo botë që botës nuk i lejon me qenë botë
Që i merr botës çdo gja të shejtë për mue e ty
Botë që është vetëm tejkalimi i plagëve për Tê gjithë
Rrjeta e vrasjeve të pa kputura
Për ta pa lindun
Premtim vdekje
Për atë më gëzim zbukurojnë njeriun
Dhimbjet për at Shtet
Dhe lulen e qiellit e përbëjë
Jepni vetëm atë-gëzim në vend të bukës !
Liri rritesh me vdekjen time para meje
I shtij si vërtetim të egzistencës sate
Duert shushurisinë-duer të cilat gëzohen
Unë jam më i vjetër se vjetët e mija
E ma i zi se gëzimi im
Netët e mija janë lindje të dhimbjeve
E unë kam lind aty ku Zotnat iu jan turpnue çdo veshje
Në kufit e kujtesës ku memzi të kam njoftë
Për atë të kam thirrë erë,
E nata ka përshpërit emnin tand LIRI.