Shkyenje qiellin, zurla,
e kaltërsia e sferave të nalta
le të bijë mbi né si shi.
Kamba e tupani çajnë tokën e me duer
vrikllojmë na shpatat e me duer sutat
në mal i kapim në pikë të vrapit.
Mos e ulnin zânin kangtarë, pse më bjen
ndër gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
dyshë ma ndan krahnorin.
Komentet