Vatrani Valentin Lumaj, veprimtar shumë i njohur në komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Michigan para një dite lajmëroi në rrjetin social situatën dramatike që po kalonin studentët në Michigan falë terrorit nga sulmi me armë nga ku humbën jetë tre studentë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë. Në këtë kampus ndjek studimet edhe vajza e tyre Angela Lumaj edhe plot e plot studentë shqiptaro-amerikanë. Sot në mëngjes Valentini lajmëronte se ai dhe zonja e tij ishin përqafuar me vajzën e tyre, duke shprehur mirënjohje për ata që u lutën për vajzën e tyre dhe ndërkohë trishtim e dhimbje për viktimat:
“Fale Zotit, lutjeve tuaja dhe tonat, vajzen tone Angela e morem mbreme shendosh dhe mire mbas situates se terrorit në Universitetin Shteteror te Michiganit ku ajo studion.
Ishin 4 ore te veshtira si per familjen tone dhe te afermit, por sidomos per vajzen tone, mbasi ngjarjet ndodhen në distance shume te afert me ndertesen ku ajo ndodhej. Angela ka qene në nje mbledhje bashke me nje grup rreth 20 studentesh dhe jane izoluar në katin e gjashte në nje laborator per te gjithe kohen.
Vrasesi ishte pare duke ecur prane nderteses ngjitur dhe grupi i studenteve mendonin se vrasesi ishte në në ate ndertese.
Ndersa i shkruaja dhe jepja kurajo Angeles, ajo kurajonte grupin.
Vrasesi vrau veten ndersa policia e njohen nga rrobat ndersa ai ecte rruges jashte kampusit. Vrasesi nuk kishte asnje lidhje me universitetin dhe nuk dihet asgje per arsyet e krimit ku u vrane tre dhe u plagosen rende 5 te tjere.
Nga viktimat, asnje nuk eshte nga komuniteti shqiptar. Keqardhje dhe ngushellime familjeve per humbjen e jetes se femijve te tyre. Tragjedi e madhe.
Une jetoj nje ore larg kampusit. Shkuam me Merushen qysh heret dhe mbasi na lejuan dhe se bashku me vajzen moren edhe nje grup studentesh qe jetonin në qytetin ku jetojme.
Michigan State University eshte nje nder Kampuset me te medhenj në Amerike me mbi 50 mije studente.
Në kete Universitet studiojne nje numer i madh studentesh shqiptaro-amerikane, shume prej tyre te anagazhuar në AASO Albanian American Student Organization, ku Angela ben pjese.
Vajza jone fitoi vjet Scholarship te plote nga Universiteti, per kater vjet, nje arritje e jashtezakonshme e vajzes tone, kjo fale nivelit akademik dhe angazhimeve shoqerore.
Zoti ju ruajt femijet dhe familjet tuaja nga rreziku dhe e keqja!
Fotoja eshte bere fill mbas ngjarjes.”