I dashur Thanas Gjika,
Nese me drejtohesh mua si kundershtar i Vatres, mund te me quash lirshem “dashnor I Vatres se Konices dhe Nolit”.
At Theofanis nuk eshte agjent, por me keq, funksionar I Kishes greke, tani me funksione drejtuese edhe ne Vater. Apo jo? A perfaqeson ai vullnetin e Vatraneve? Jo! Sepse mori vetem 6 vota nga 68 gjithsej ne degen e tij ku me pare qe shpadhur ne menyre te jashteligjshme drejtues i saj. Pra nese dega e tij nuk e do aspak per kryetar, me çfare logjike dhe te drejte emerohet nenkryetar i Keshillit te Vatres?
Thua se Keshilli i Vatres e zgjodhi në ate pozite. Në dijenine time nuk ka pas votim per kete. Ke ti ndonje dokument votimi te Keshillit?
Mandej thua se ja paskam nderruar emrin nga Theofan ne Theofanis. Qe te jemi te sakte, emri i tij eshte Arjan Koja. Kur u be prift e nderroi në Theofan, ndersa kur u be
Peshkop I Kishes greke e nderroi në Theofanis. Shih dokumentin betimit Peshkop te marre në internet te nenshkruar me doren e tij, qe thote: “ Une Theofanis…”⬇️
Edhe gazeta me e madhe ortodokse Orthodox Times e paraqet me emrin Theofanis⬇️
Gjate ceremonise se emerimit Pashkop ne Fanar te Greqise, lexohet emri i tij Theofanis⬇️
Pra eshte ai qe po I nderron emrat sipas situatave dhe jo une.
Si prift i Kishes se Shengjergjit, kur u lakua fillimisht emri i tij ne Vater, une e kam pershendetur dhe perkrahur. Por kur kisha e Shengjergjit e liroi nga detyra (shih dokumentin me poshte⬇️) dhe ai kaloi rrufe ne Kishen greke, une bera distancim.
Në fakt, Kisha e Shengjergjit e caktoi ne nje kishe tjeter te Nolit, ne kishen tende te Shen Merise ne Worchester, por ai nuk e deshi kishen e Nolit dhe kaloi ne kishen greke.
Mandej, perse te quhen ortodoksit shqiptare, “shqipfoles”. Sepse Kisha greke, besimtaret ortodokse shqiptare i njeh si greke qe flasin shqip. Keshtu mendoj une, ti nese mendon ndryshe, argumentoje. Ti je shqiptar apo shqipfoles?
Pra i dashur Thanas, une i dua kleriket ne Vater, por jo nga Kisha greke, Dhe kam arsye besoj. Aq me pak I dua “grekerit” ne Vater kur nga Vatra perjashtohen dhe largohen patriote te ndershem shqiptare me nga 5 dekada ne Vater.
Tani, se Theofanis eshte Doktor i Teologjise, kete e kam shpjeguar ne shkrim se si po shfrytezohet vakumi intelektual ne Vater nen petkun e intelektualizmit.
Keto levizje ne Vater me bejne te dyshoj se Vatra eshte nen influencen e lobit grek, por dyshimet nuk jane shpifje i nderuar.