Valbona lum,
Valbona emen
Valbona frymzim
Valbona jetë
Valbona me bjeshkë
Valbona me shkambi
Valbona me borë
Valbona me drunjë
Valbona krenari
Valbona e malësorit
Valbona e bariut
Valbona e puntorit
Valbona e kangës
E Fatimes e Breçanit
Valbona e trimnisë
Valbona e Mic Sokolit
Valbona e Ali Ibrës
Valbona e Tahir Sinanit
Valbona e vallës
Valbona e Tropojës
Valbona e burrnisë
Valbona e bujarisë
Valbona, Valbona
Valbona vetë fryma e
Malësisë së Shqipnisë
Valbonë simbol bukurie
Prej zallit te lumit
e ne maje të pishes
Dhe une krenohem me Ty
…si gjak i shprishur
i Bujanit te Krasniqes.
(Nxjere nga libri i ri “NENGURRA E BARDHE”, qe autori po pergatit per borim)
-Per VOAL,Ch nga Sarpsborg Norvegji, 1 Dhjetor 2018-
Komentet