Pjesët lindore të Australisë janë të prekur nga një valë e të nxehtit të shoqëruar me erëra të forta që pengojnë shuarjen e zjarrit i cili ka prekur bimët e ulta
SHKUP – Në shtetin juglindor australian Victoria për shkak të temperaturave të larta të ajrit kanë shpërthyer zjarre të cilat deri më tani kanë shkatërruar dhjetë njësi banimi.
Pjesët lindore të Australisë janë të prekur nga një valë e të nxehtit të shoqëruar me erëra të forta që pengojnë shuarjen e zjarrit i cili ka prekur bimët e ulta. Zyrtarët australianë thanë se zjarrfikësit në Viktoria janë duke luftuar me më shumë se 300 zjarre.
Në disa rajone popullsia është urdhëruar të evakuohet, ndërsa një numër i banorëve janë vendosur në qendrat e pranimit.
Shteti australian i Australisë Jugore për herë të parë në historinë e tij në muajin e fundit të vitit ka shënuar një temperaturë mbi 40 gradë, që gjithashtu ka çuar në shpërthimin e disa zjarreve të vogla të cilat janë vënë nën kontroll. aa
Hallall
Sh bukur