Pikërisht me 1 mars 2025 Shoqata arbëreshe“Proloco Arbëria“ e prefekturës se Ungëros udhëhequr nga kryetarja, aktivistet e pa lodhura Savarina Bavasso dhe Rosa Carbone ishim të ftuar në organizimin e aktiviteteve të Vll me radhë me moton“Skanderbeku Prindi i Arbërisë“E këtë shkrim pa medyshje do ta filloj me theniën e teologut dhe filozofit të shquar krishter at.Shen Augustin Hippos icili mes tjerash thot“Bota është një libër dhe ata qe nuk udhetojnë lexojnë vetëm një faqe“.Kishin kaluar shumë dekada qe në shkollën fillore kisha mësuar se përveç shqiptarëve te një gjaku dhe te një gjuhe qe jetojnë në Shqipëri me të cilët na ndanë vetëm një gardh i hekurt ose një vije kufitar. Ka edhe dikund me largë përtej një deti me dallgë ne mes në jug të Italisë dhe ne vende te tjera ku jetojnë një etnitet shqiptar të quajtur Arbëresh te vendosur midis shekullit 15 dhe 18 pas amëshimit të Gjergj Kastriotiti Skënderbeut.
Për shkrimtarët e vjetër të letërsisë shqiptare kishim mësuart qe ne bankate shkollës fillore dhe te mesme,si për Jeronim De Rada dhe „Këngët e Milosaos“për Gavril dara i Riu“ Kënga e Sprasme e Balës“për „ Përmbledhjën me vjersha“ Zef Serembe,pastaj për poetin dhe shkrimtarin e madh arbëresh Zef Skiroi etj.Shpesh herë kam endërruar a thua ndonjë herë a mund ta gjejë kohën dhe ta vizitoj Makin e Kalabrisë ku lindi jetoj dhe vdiq Jeronim De Rada,mësues,fiolog,botues poet,folklorist, dhe shkrimtar italo-arbëresh.
Miqët e mirë janë si yjet.Nuk i ke gjithëmonë pranë dhe nuk i shef por e di gjithëmon se janë me ty aty.Keshtu me ndodhi edhe mua nga miku im i çmuar atdhetari dhe aktivisti i çeshtjës kombëtare zt. Gjergj Prenkoçaj i cili me
ftoi për një vizitë të përbashkët tre ditore në Kalabri e gjegjësisht nëpër fshatrat arbëreshe.Këtë ofertë e pranove me kënaqesi dhe rrugëtimi im nga Speyeri i Gjermanisë ishte tejet i kendshëm për tu takuar me Gjergjin ne Lozanë,pastaj me djalin e Gjergjit Ilirin me Leutrim Gashin dhe me Lulzim Bozhdaraj me të cilët fluturuam nga aeroprti i Gjenevës për në Romë e nga Roma per ne jug të Italisë në aeroportin Lamezia Terme pataj për të vazhduar drejtë Ungëros fshat i banuar me arbëresh.
Kaluam kodrat e buta dhe kështu rreth orë 2 pas mesit të natës arritëm në UNGËRO.Aty na priti befasija e parë dikund mbi 50 arbëresh, djem te rinjë,vajza ,burra ,gra dhe pleq të moshuar qe deri ne orët e parat ë mëngjesit na kishin pritur në Klubin e aktiviteteve të lira.Pastaj u drejtuan drejtë nesh duke na uruar Mirë se ardhje duke na i shternguar supet e na përqafuar fortë por edhe duke derdhur lotë gëzimi.
Bisedat dhe njoftimet tona me arbëreshët e dashur vazhduan deri rreth orës pesë të mëngjesit.Ora 7 e mëngjesit me gjeti ne terasën e Hotelit çka vërejta se dielli këtu kishte një shkëlqim të veçantë.Meqe bashkëudhëtaret e mi ishin te lodhur dhe vazhduan gjumin unë dola në qytet rrugëte ngushta me kalldrem me quan ne qendër aty ne një lokal u ndala ta rrufati një kafe.Sherbyesi qe ma sjelli kafen folte arbërisht bukur dhe e kuptonte shqipen tonë ai me tha“ U jam arbëresh.“Pas nja dhjetë minutash u ngrita ta paguaj kafen dhe te vazhdoj shtegtimin drejtë qytetit.Ai mu përgjigj kafeja është e paguar „Rri mirë“ këtë për momention nuk e kuptova?…… Vazhdova drejtë qendrës ku në murin e një shtëpie verejta mbishkrimin
Corso Skanderbech, ca metra me largë ishte busi i Gjergj Kastrioti Skenderbeu,pastaj“ Udha Jeronimi,poeti arberësh më i madhi“.Këtu mësova se ne Lungro është mbajtur Kongresi i Dytë i Gjuhës shqipr me 20 dhe 21 fror të vitit 1897.Kurse ne qendër ishte një fontanë e madhe e rrethuar me katedrale ,muze shtëpia e Darjave pastaj busti i Frncesco Kripsi. Afër gjendej një dhe Katedralja „Shen Nikollit“ të cilën e vizitova dhe mësova se në këtë kishë Mesha mbahej ne dy gjuhë,ne gjuhën arbëreshe dhe ne ate greke.Ne qendër të qytetit ishte edhe mbishkrimi i një Biblioteke private,pastaj ishte busti i Jeronim De Rades.Ne pjesën tjetër krejt në hyrje të qytetit ishte një mbishkrim ku shkruhej“Udha e Këngëtareve popullorë arbëreshë dhe ca metra ne te djathët pesë piktuara njerëzish te cilët mbi supe mbanin thasë mekrip një peshëkogja e rendë.Çka mësova se këtu afër gjendej një xeherore e Kripës dhe se kur është zbuluar xeherorje me thasë ne mënyrë primitive janë bartur mbi supe nga thellësija e tokës.Ne qender ishte e parkuar një makinë ku ne pjesën anësoreishte e grafuar një shqiponjë dhe shkruante Bashkia e Ungrës Provinça e Kosencës Policia e Vendit.
Në xhamat e vitrinave te çdo të dytës shitore ishste vendosur një pllakatë e madh me portretin e Skënderbeut ku shkruante SKANDERBEKU Prindi i Arbërisë Lungro 1 Marzo 2025 ore 15:00
Pas ngrenjës se mëngjesit kishim deshirë qe ta vizitonim një qytezë tjetër arbëreshe mjaft karakteristike kështu në qytezën ACQUAFORMASOku gjendej Kisha San Giovaninni Battista e ndërtuar në vitin 1500 dhe isjte një ndër kishat me të rralla në rajonin e Kalabrisë në derën e hyrjës te se cilës ishte gdhendur në dru një Shqiponjë dy krenare,kurse karrshi saj gjendje busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Edhe kjo qendër kishte karakteristikat e saja të bukura dhe shtëpit të një arkitekturë të vjetër të Krujës dhe qyteteve tjera te vjetra shqiptare me rrugë tejët të ngushta.
Në vendin e caktuar ku duhej të drekonim u gjendem diku pakë mjesditës,ku u takuam me mikpritësit arbëresh por edhe me bashkëatdhetar të tjerë qe kishin ardhur enkas pë këtë festë pra për 581 vjetorin e“ Kuvendit të Beslidhjës së Lezhës“ si nga Peja, Mirdita, Tirana, Suedija kurse pesëshja e jonë kishte ardhur nga Zvicra, Gjermania,dhe Franca !
Manifestimi solemn filloj pikërisht në Ora 15:00 duke u nisur defilimi nga një pjesë e qytetit para një kishe të vjetër për të vazhduar po thuaj në të gjitha rrugicat e qytetit,se pari nisi rrugëtimi improvizust i Skënderbeut me rrobat dhe kapelën si e Gjergjit hipur mbi një kalë.Bashkëluftëtaret e tij bartnin shtiza hekuri dhe flamurin e shqipes dy krenare të armatosur me shpata dhe me veshje kombëtare shoqeruar edhe me vajza me kostume tradicionale me fije
ari,të cilat ruajn identitetin kulturor si trashegimi 6 shekullore të traditës tipike të kohës të Skënderbeut te ruajtura me gjelozi.Marshi filloi me këngë dhe daule si dhe me tupana duke brohoritur „Rroftë Skënderbeu“ kështu ne çdo shesh këndoheshin këngë arbëreshe e shqiptare duke brohoritur kohë pasë kohe „Rroftë Skënderbeu“ne sheshin e dytë të qytetit kur Skënderbeu takohët me Donikën befas sulmohen nga hordhitë turke dhe zhvillohet një dy luftim i improvizuar kështu sulmuesit e armatosur me shpata te veshur me rroba turke zhnën penh nga bashkëluftëtaret e Skënderbeut dhe të gjithë lidhën me litar.Duke vazhduar muzika me tupana dhe daulla dhe vallëzime nga vallëtaret burra dhe vajza arbëreshe. Ne sheshin e tretë Skënderbeu u kurorëzue Kurorë me Donikën në prezencën e Priftit. Aty pas kurorëzimit vazhdon muzika vallja dhe kënga.Ne sheshin e radhës Skenderbeu ban një betim para bashkëluftetarëve te vet duke i marrë shtatë thupra dhe duke ua ofruar bashkëluftëtareve te vet qe ti thyejn por pa sukses asnjeri nuk mundi me i thyej. Kurse ne vazhdim ja zgjati shtatë thuprat një fëmiu te cilat i theu të gjitha një nga një. Me këtë Skënderbeu tha vëllazë” Forca dhe bashkimi benë fuqinë”andaj te bashkur kurrë nuk mund te na thei askush e as ushtria turke.Ahengu i kësaj feste vazhdoj deri në orën 19:00 nëpër rrugët e qytetit të Ungëos për të vazhduar në shtëpinë e kulturër me muzikë valle e këngë arbëreshe deri në orët e vona të mëngjesit.
Ditë e radhës pra me 2 mars 2025 e kishim pakë kohë të lirë dhe isha i interesuar qe ta vizitoj Muzeun e Historik të Kripës në Ungër ku edhe e realizova aty hasa edhe ishte një poezi te një poeti arbëresh Vincenzo Borrescio,poezi të cilën ja kishte kushtuar babit të vet qe punonte në kripore.Pastaj vazhduan takimet tona me arbëreshet e tjerë pata fatin qe ta takoi poetin arbëresh Franko Vasko, nga një fshat arbëresh Otoseta i cili mes tjerash me tha” Gjuha e arbërit është kryevepra e qytetrimit tonë ky është miti i mbijetesës tonë është shpirti i mbijetesës tonë.Në zemër të Italisë gjuha e arbërit nuk është gjuha e bukës por është gjuha e ekzistencës dhe shpirtit tonë”Me çrast ja dhurova tri përmbledhjet e mia poetike por edhe miku Franko mi dhuroi disa poezi arbëreshe
Vizita e jonë qenderore ishte nen udhëheqjën e zonjave Savarina Bavassos dhe Rosa Cabrone te cilat e flitshin një arbërishte te kulluar, një befasi e radhës sot ishimvizita e jonë në shtëpinë Muze Risorxhimentit Rilindja italiane dikund 482 vjet e vjetër pra në shtëpinë e zj.Anna Stratigo shtëpi e ndërtuar në vitin 1533 në rrugën” Casa Museo Risorgimento”nr. 20. Zonja Anna na priti me një mikpritje tipike arbëreshe tejët tardicionale ku drekuam në shtëpinë e saj muze rrufatëm kafe dhe shkëmbyem dhurata e Mirënjohje, të ndryshme për të gjithë mysafiret.Unë për nikoçirët e shtëpisë dhurova disa nga librat e mia pastaj nga zëri i çiltër arbrërsh i znj.Anna Stratigo prej një artisteje buruan interpretimet me këngë të bukura shoqeruar me tingujt e një gitareje qe ajo i binte për mrekulli.
Znja Rosa Carbone, e cila e kishte mbaruar fakultetin e albanologjisë mu falenderue duke u zotua se do ti lexoj me një kujdes te madh dhe do ta bejnë një Kritikë letrare në një gazetë gjuhën italiane .Ketu ne orët e pas ditës u ndamë për tu shkëputur për një vizitë të planifikuer në Kalabri gjegjësisht për ta vizituar shtëpinë ku ka lindur Rilindasi arbëresh Jeronim De Rada. Në Maki (Maqi) të Kalabrisë pa veshtirësi gjetëm shtëpin e De Radës,frymuam atë pakë ajr malli qe e kishte lën si testament për vizitoret e ndryshëm, gjetëm portën e e oborrit të hapur u ngjitëm shkallëve te betonit të vjetër ku ai është ngjitur dikur, prekëm me tamthat e gishtrinjëve derën e hyrjës ne katit të dytë ku ka jetuar ai dikur,regjistruam me mall çdo imtësi bemë edhe foto ne oborrin e kësaj shtëpie ngelur në mëshirën e kohës.Kaluam në rrugën “Jeronim De Rada”për tu ndalur të Busti i tij pastaj vizituamnë Kishën ku është i varrosur dhe prehet trupi i tij i pa jetë bem homazhe nderi me ç`rast zhvilluam një bisedë vëllëzrore ne priftin arbëresh Engjel Prestigjoko,ku shkrepem edhe ca foto të bukura.Orët e mbrëmjes i kaluam në Maki të Kalabrisë për tu kthyer dikur vonë për darkë në Ungëro, ku na pritnin djem e vajza arbëreshe ne krye me znj.Rosa Carbone,me ketë rast natën vonë u ndam bashkë me lot në sy e me porosin dhe deshirën e zemrave qe serish të takohëm në Ungër ,Shqipëri apo Dardani,te cilët e kishin endërr te kahmotshme për ti vizituar vendet përtej Detit të trazuar..E gjithë ky pelegrinazh shpirteror u zhvillua falë atdhetarit të pa lodhur dhe mikut tim të shtenjët zt. Gjergj Prenkoçaj.
Ungër,mars 2025
Ju uroj suksese tjera me vlere, jete te gjate dhe te lumtun me fat!
Ju nderoni vedin por edhe Atdheun dhe Flamurin e Kastriotit!
Rnofsh gjithmone e gzueme dhe e qeshun.
Me shume respekt.