Voal – Në prag të ndeshjes ku Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje kundër Serbisë, në faqen e tij, duke patur parasysh se kapaciteti i stadiumit është shumë i vogël në krahasim me dëshirën e tifozëve shqiptarë, futbollisti i njohur Berat Gjimishti ka shkruar: “Elbasan Arena” nuk ju zë të gjithëve.
Nuk ka rëndësi nëse mbeteni jashtë ti apo tjetri, rëndësi ka ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’ia krisim valles që nga Presheva e deri në Janinë”.
Tashmë dihet se futbollisti është në një lidhje dashurie me Alisa Menkovic e cila është me origjinë serbe.
A do ta mbështesë si çdo herë edhe kësaj radhe Alisa Beratin, a do të bëjë tifo për kombëtaren shqiptare ?
Berati shkruan në Facebook: “Endrra ime eshte qe ne veren e 2016-tës të jem ne France duke luajtur me Kombëtaren Time !”


Komentet