Vajza 21-vjeçare që filmoi ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelili, duke i kërkuar favore seksuale, ka denoncuar në Prokurori presionet dhe kërcënimet pas denoncimit që bëri në televizion.“Panorama” shkruan sot se në një kallëzim të datës 14 maj, dy ditë pas publikimit të videove, në Prokurorinë e Peshkopisë, Anisa A. tregon se disa persona, që ajo dyshon se janë anëtarë të Forumit Rinor Socialist, i kanë hapur një adresë false në “Facebook”.
Këtë adresë, të hapur me emrin e fotografinë e saj, 21-vjeçarja pretendon se e përdorin disa persona që e fyejnë dhe kërkojnë ta denigrojnë. Ndërsa për këtë arsye, ajo shprehet se e ka mbyllur profilin e saj zyrtar në rrjetin social, pikërisht për të shmangur presionet dhe fyerjet.
Anisa shprehet në padinë e saj se pasi u bë publik denoncimi i saj në televizion, ajo dhe familja e saj ndihen të kërcënuar dhe nuk mund të dalin nga shtëpia.
Më poshtë padia e Anisa A., dorëzuar në Prokurorinë e Peshkopisë.
Quhem Anisa A., 21 vjeçe, me kombësi e shtetësi shqiptare. Me arsim të mesëm dhe profesion magaziniere tek Qendra Kulturore e Bashkisë Peshkopi.
Jam beqare dhe me banim në Peshkopi, lagjja “Kamen”. E padënuar më parë. Arsyeja përse kam ardhur për të kallëzuar, ka të bëjë me faktin se para dy ditësh (datë 12 maj 2016), unë kam denoncuar publikisht një rast abuzimi ku subjekt i kallëzimit tim është ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë.
Për shkak të kësaj situate kam qenë e detyruar të qëndroj e mbyllur në shtëpi, pasi gjatë këtyre ditëve kam pasur presione nga persona të panjohur. Kjo situatë presioni ka ndodhur edhe në rrjetin social “Facebook”, të cilin unë e frekuentoj.
Unë kam profilin me adresën “A…” dhe me pasuord “…”. Këtë faqe të rrjetit social “Facebook” e kam frekuentuar pothuajse çdo ditë.
Gjatë ditës së djeshme, më datë 13 maj 2016, rreth orës 18:00, kur kam hapur adresën time në “Facebook”, kam parë që kanë hapur edhe një faqe tjetër me fotografi profili fytyrën time dhe me emrin “Anisa A.”.
Për këtë fakt nuk kam dijeni se kush e ka hapur këtë profil, por dyshoj se këtë mund ta ketë hapur ndonjë prej anëtarëve të Forumit Rinor Socialist të degës Dibër.
Është ora e gjeometrisë. Pas disa pyetjeve të cilave nxënësi nuk u përgjigj, mësuesja thotë: – Më vizato një vijë të drejtë në dërrasën e zezë.
Nxënësi fillon por më pas ndalon; mësuesj . . .
Pjerini kthehet nga shkolla me dëftesë në dorë:
-Babi, a eshte e vertete që pa syze i shesh gjërat të dyfishuara?-
-Po Pjerin-
– Mirë, atëherë hiqi syzet dhe shiko dëftesën time!!!-
. . .
Mësuesja ka ngritur në mësim Pjerinin.
Ajo e pyet atë:
“Pjerin, ata fluturojnë, janë gri dhe gjithmonë glasojnë mbi monumente… kush janë ata Pjerin?”
Dhe Pjerini përgjigjet:
“Janë pëllu . . .
Një vajzë e pyeti një djalë:
“A më do mua?” – Ai u përgjigj jo.
Ajo pyeti: “A të dukem e bukur?” – Ai u përgjigj jo.
Ajo pyeti: “A jam unë në zemrën tënde?” – Ai u përgjigj jo.
Më në fu . . .
Një fermer dëshiron të bëjë shaka me një nga pulat e tij dhe vjedh fshehurazi një vezë për ta lyer me të gjitha llojet e ngjyrave.
Pastaj e vendos sërish mes vezëve të tjera dhe fillon . . .
Kamarierja e pyet klientin:
– Mirëmëngjes, çfarë do të donit?
Klienti: – Epo… një shtëpi të bukur, një punë të mirë…
Kamarierja: – Nuk e kuptoi! çfarë doni të pini?
Klienti: – Ah! çfare . . .
3 burra: një francez, një kinez dhe një shqiptar, konkurrojnë në një garë durimi duke pirë shumë pa pasur nevojë të shkojnë në tualet.
Shqiptari pi dhe pi dhe pas pak vrapon ne tualet, . . .
Në një lokal janë dy policë.
Njëri e pyet tjetrin:
-“Ej, çfarë do të marrësh?”
-“Unë çfarëdo që të marrësh ti!”
-“Ok… (kamerierit) me falni? Dy kafe per mua!”
Dhe tjetri:
-“Dy kafe edhe . . .
PARA MARTESËS:
Ajo: Përshëndetje!
Ai: Më në fund! Sa kohë e kam pritur për këtë?
moment!
Ajo: A doni që unë të iki?
Ai: JO! Si të vjen në mendje? Vetëm duke menduar për të,
Unë dridhe . . .
Në Sherwood Forest, Robin Hood dhe shokët e tij po luftojnë kundër Sherifit të Nottingham.
Gjatë betejës, Robin Hood goditet në krah nga një shigjetë e gjuajtur nga një prej armiqve të . . .
Një ditë në shkollë mësuesja po shpjegon kërpudhat. Në një moment ai pyet Pjerinin:
“Pjerin, më thuaj, a mund të hahen të gjitha kërpudhat?”
Dhe Pjerini:
“Po! Sigurisht që mund t’i hani . . .
Komentet