Vajza prej hekuri nuk dashuronte askënd në botë
Nuk dashuronte askënd përveç atij që dashuronte
I dashuruari im i dashuri im ai që më dërfrente
Tani ka ndryshuar krejt dhe mua nuk më dashuron më.
I dashuruari im që nuk më tundon më jam unë?
Nuk e di a nuk është kjo e njëjta gjë?
Tani jam shtrirë në kashtën e lagësht të
Dashurisë
Krejt e vetme me të gjithë të tjerët krejt e vetme dhe e dëshpëruar
Vajzë e brishtë vajzë e mykur
O i dashur i dashuri im gjallë e vdekur
Dua që ti ta kujtosh të shkuarën
I dashur që më doje dhe që je tëhuajtur për fajin tim.
Komentet