Frances Bean Cobain ka njoftuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Artistja 32-vjeçare – e cila është vajza e Courtney Love dhe këngëtarit të ndjerë të Nirvana, Kurt Cobain – dhe bashkëshorti i saj i famshëm Riley Hawke, i cili është djali i Tony Hawk, mirëpritën djalin e tyre, Ronan Walker Cobain Hawke, në fillim të këtij muaji dhe thonë se janë më të lumtur se kurrë.
Frances ka shpërndarë një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit me djalin e tyre në Instagram dhe ka shkruar: ’17/9/2024. Ronin Walker Cobain Hawk. Mirë se erdhe biri më i bukur në botë. Ne të duam më shumë se çdo gjë.”
Shihni postimin
Babai i Riley, ish-patinatori Tony Hawk, ishte një nga të parët që komentoi postimin. Me humor ai shkroi: “Nipi im i dashur!” Edhe shumë miq të çiftit kanë nxituar t’i urojnë për këtë ngjarje të gëzueshme.
Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre dy vite më parë dhe u martuan tetorin e kaluar në një ceremoni private me kumbarin e nuses, këngëtarin REM Michael Stipe.
‘Do të doja të kisha takuar babanë tim’
Frances Bean Cobain ndau një mesazh në 30 vjetorin e vdekjes së babait të saj prillin e kaluar. Frances, 31, ishte vetëm 20 muajshe kur muzikanti legjendar vrau veten në vitin 1994.
Të premten, më 5 prill, Frances ngarkoi foto nga fëmijëria e saj, duke përfshirë disa foto të saj dhe Cobain.
Frances më pas përshkroi se si do të kishte qenë nëse do të kishte takuar të atin: “Do të doja të kisha takuar babanë tim. Do të doja ta dija ritmin e zërit të tij, se si i pëlqente kafeja e tij, apo si ndihej.
Frances e mbylli postimin e saj duke zbuluar një mesazh të veçantë që i kishte dhënë babai i saj: “Kurt më shkroi një letër para se të lindja. Rreshti i tij i fundit thotë: “Kudo që të shkosh apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty”. Ai e mbajti këtë premtim sepse është i pranishëm në shumë mënyra.”bw