Voal.ch – Disa ditë më parë voal.ch kishte ftuar lexuesit e vet që të merrnin pjesë në konkursin online Summer Vocal Competition për të dhënë pëlqimin për vajzës arbëreshe sopranos të re 20 vjeçare që vazhdon studimet në konservatorin e Milanos Maria Cristina Imbrogno, e cila konkuroi me dy pjesë • “Oceano” – Groban dhe “Caruso” – Dalla.
E pra, posa është lajmëruar se Çmimin e Parë absolut në edicionin e Summer Vocal Competition e ka fituar pikërisht Maria, së cilës i urojmë suksese të reja për t’u ngjitur në skenat e Italisë dhe botërore si një emër i shquar.
Maria Cristina Imbrogno ka të dhëna të shkëlqyera për t’u bërë një Artiste e madhe!
Këtë e vërtetoi edhe konkursi ku ajo mori pjesë.
Maria Cristina Imbrogno nuk e harron as Arbërinë dhe as Shqipërinë!
Është pikërisht komuniteti arbëresh që mban të gjalla traditat mbi 500 vjeçare prej kohës kur të parët e tyre u larguan nga Mëmëdheu.
Maria Cristina Imbrogno, me zë bilbili, një vajzë arbëreshe pret klikimet tuaja!
Komentet