VOAL – BERLIN, 4 DHJETOR – Në Berlin sot në mëngjes Bundestagu miratoi me shumicë të gjerë ndërhyrjen ushtarake në Siri kundër të vetëshpallurit Shtet Islamik – ISIS, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Deputetët gjermanë mbështetën vendimin e Qeverisë së drejtuar nga Angela Merkeli për t’i garantuar një ndihmë Francës, pas atentatit në Paris para tri javësh.
Në favor të ndërhyrjes nga ana e Bundeswehrit dhe Luftwafes në operacionet ushtarake ndërkombëtare kundër ISIS-it në Siri votuan 445 nga 598 sa ka parlamenti gjerman, 146 ishin kundër dhe shtatë abseanuan. Parashikohet të dërgohen deri 1 200 ushtarë dhe gjashtë avionë zbulues Tronado, por në zonën e konflikit do të shkojë edhe një fregatë në mbështetje të aeroplambajtëseve franceze Charles-de-Gaulle e një aerocisternë për furnizimin e mjeteve ajrore.
Ekzekutivi gjerman gjithsesi ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e bashkimit me SHBA, Rusinë, Britaninë dhe Francën për të kryer sulme ajrore në territorin sitian. Reuters/AFP/AP
Komentet