“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Pse nuk vjen me dashurinë time të vërtetë?”
“Nga anija sapo zbritëm, e ndoshta ai nuk ishte,
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
Dashuri e re! Dashuri e vërtetë!
Më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re,
Të vdekurit nuk zgjohen dot, e ti më mirë thaji ata lot’,
E shko dhe shiko për një dashuri të re.
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Si e keni parë dashurinë time të vërtetë?”
“E pashë t’i shërbejë mbretëreshës në një uniformë të gjelbër,
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Ti më nuk e pe dashurinë time të vërtetë?”
“E pashë të ikte turr, ndërsa predhat merrnin udhë-
Por ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
A e plagosën vallë dashurinë time të vërtetë?”
“Nuk e pashë betejën dot, kishte tymë të bardhë plot-
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re. ”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Do e marr në krah, do e shëroj dashurinë time të vërtetë!”
“Është mes të vdekursh medet, një plumb kokës së shkret’,
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Unë do të zbres e të vdes me dashurinë time të vërtetë!”
“Është i mbuluar në gropë, me shumë të tjerë tok –
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Më ke sjellë ndonjë shenjë nga dashuria ime e vërtetë? ”
“Të kam sjell një kaçurel, e mbante me vete gjithher,
E ti më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re.”
“Ushtar, o ushtar që vjen nga luftërat,
Atëherë, të besoj, paskam humbur dashurinë time të vërtetë!
“Dhe ja ku ta them një të vërtetë përsëri… Dhimbja ik shpejt tani
E ti më mirë më merr mua si dashurinë tënde të re.”
Dashuri e re! Dashuri e vërtetë!
Më mirë shko dhe shiko për një dashuri të re,
Të vdekurit nuk zgjohen dot, e ti më mirë thaji ata lot’,
E shko dhe shiko për një dashuri të re.
E bukur
E shkelqyer. Nje perkthim fantastik! Oh cfare mrekullije, nje fat per aktoret qe e duan poezine. Befasues perkthimi. Pergezime te medha zotit Bucpapaj.
Me ka shtang.
E shkelqyer. Nje perkthim fantastik! Oh cfare mrekullije, nje fat per aktoret qe e duan poezine. Befasues perkthimi. Pergezime te medha zotit Bucpapaj.
Me ka shtang.