Shikojeni si është gjithnjë e frytshme,
si e ruan formën mirë
në shekullin tonë urrejtja.
Me sa lehtësi i kapërcen pengesat.
Sa të lehtë e ka të vërsulet, t’ia dalë mbanë.
Nuk është si ndjenjat e tjera.
Njëkohësisht më e vjetër dhe më e re se ato.
Vet i gjeneron shkaqet
të cilat e lindin.
Nëse fle, nuk bëhet fjalë kurrë për një gjumë të përhershëm.
Pagjumësia nuk e dobëson, por e forcon.
Religjion apo jo religjion –
mjafton që t’ia hapin rrugën.
Atdhe apo jo atdhe –
mjafton të marrë vrullin e nisjes.
Edhe drejtësia nuk prish punë në fillim.
Pastaj vrapon vet.
Urrejtja. Urrejtja.
Një zgërdheshja dalldish dashnore
ia shtrembërojnë fytyrën.
Oh, ato ndjenjat e tjera –
shëndetliga e të plogëta.
Prej kur vëllazëria
mund të llogarisë në turmat?
Mirëkuptimi ka arritur
e para ndonjëherë cakun?
Dyshimi sa vullnetmirë tërheq zvarrë?
Tërheq zvarr të tjerët vetëm kush i di punët e veta.
E zonja, e shkathët, tejet zellmadhe.
A mund të numërohen sa këngë ka kompozuar?
Sa faqe ka shkruar në librat e historisë?
Sa qilima njerëzorë ka shtruar
mbi sa sheshe, stadiume?
Ta themi të vërtetën:
di të krijojë bukurinë.
Të hatashme vezullimet e sa në natën e errët.
Të mrekullueshme retë e shkopinjve në agimin e kuqërremë.
Të pamohueshëm patosi i rrënojave
dhe humorizmi i dhjamit
të kollonës që fuqishëm iu rri sipër.
Është një mjeshtre e kontrastit
mes rrëmujës dhe heshtjes,
mes gjakut të kuq dhe borës së bardhë.
E mbi të gjitha nuk e mërzit kurrë
motivi i kasapes së spitulluar
mbi viktimën e poshtëruar.
Në çdo çast është gati për detyra të reja.
Nëse duhet pritur, pret.
I thonë e verbër. E verbër?
Ka pamjen e mirëfilltë të snajperit
dhe e shikon e vendosur të ardhmen –
ajo vetëm.
Komentet