Trungjet e kalbura do rrëzohen një e nga një, laraskat propagandistike do largohen, shpurat e cubave do dorëzojnë gjithçka kanë rrëmbyer në mish dhe në kockë të atdheut dhe popullit. Ahengu modernist, që përpiqet ta veshë atdheun me prada, do ndalet.
Kur urimi vjen nga zemra, ai e pushton botën…
2024, 110 vjet nga 1914, kur qamilistët duambabistë refuzuan Perëndimin… Ata donin ende brekushet dhe çallmat apo qylafët e Orientit.
Pra, viti 2024, miq, do të jetë viti i përmbylljes së një historie shumë të errët për arbërorët e ushqyer dhe të paguar nga antishqiptarizma dhe zbatuar nga shpirtrat e shitur nga fara dhe fisi ynë, nga ky bar i keq, në dheun e të parëve…
Dhe njëherësh, 2024 do të jetë Viti 1 në një Kalendar të Ri, Kalendari i Dritës për Atdheun tonë, në Trojet Natyrore…
Trungjet e kalbura do rrëzohen një e nga një, laraskat propagandistike do largohen, shpurat e cubave do dorëzojnë gjithçka kanë rrëmbyer në mish dhe në kockë të atdheut dhe popullit. Ahengu modernist, që përpiqet ta veshë atdheun me prada, do ndalet.
Shqiptarët duan respekt, duan të drejtën e votës, kudo që janë, duan pronat, kthimin e tyre, duan pasuritë kombëtare dhe pronat publike.
Duan DINJITET…
Do ndalet ikja apokaliptike… Atdheu do dalë nga kthetrat e “Shitësve të historisë”.
Dëshmori i parë i Atdheut arbnor perëndimor, që më 1914, ishte kolonel Tomsoni. Dje vizitova bustin e tij në Durrës dhe folëm… E falenderova për gjakun e falur për Arbërinë Europiane dhe i thashë:” Pas 110 vitesh pritje, ëndrra juaj do çelë…, zullumi oriental sot, më 30 dhjetor, 2023, u këput…”
Miq, motra, vëllezër…!
Siç thoshte Ali Asllani:” … Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!” Nga 2024 edhe koha do të jetë e shqiptarëve në trojet natyrore!
GËZUAR NGA ZEMRA!
NJË PËRQAFIM VËLLAZËROR…
P. Kabo