Prof.dr.Eshrefi, Gëzuar dhe 100 përvjetore të tjera të suksesshme në lëmin e kulturës Kombëtare!
Në datën 25.12. 1938 – në Smokthinë të Vlorës, lindi një nga figurat më të shquara të Labërisë, në fushën e gjuhësisë, Eshref Hasan Ymeri.
Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme, e ka renditur veten në ELITAT E KOMBIT.
“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,
por një amanet i lanë,
që ta dojë jetën dhe vatan!
Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:
“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”
Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC-ën dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë.
Për të njohur personalitetin e veçantë të Eshref Ymerit, mjafton që institucionet shtetërore të shkencës dhe të kulturës të lexojnë analizat që Mira Meksi u bën veprave“Përkthimi, një histori pasioni” (botim i vitit 2015) dhe “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018), apo analizat që Prof.dr.Hajri Shehu u ka bërë dy veprave të tij “Fjalor frazeologjik rusisht shqip” (botim i vitit 2015) dhe veprës“Arti i përkthimit gojor” (me parathënie të Abdurrahim Myftiut dhe pasthënie të prof.asoc.dr. Alba Frashërit. Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.
Ja si shkruan miku i tij, i viteve ’60, Fitim Haxhiraj:
O Eshref “Astrit” me pika,
linde në lagjen Parika,
librin s’e hoqe nga dora,
ndaj dhe të nderon Vlora.
Pena jote shumë e ndjerë,
kombit tënd i bën nder,
i vyer fjalori frazeologjik,
ke hyrë në analet historik,
Do, a s’do e jona, Akademi,
Titullin e lartë “Akademik”,
Me meritë ta dhanë në Amerikë!”Fitim Haxhiraj
Si u formua, Eshref Ymeri, si Personalitet dhe Individualitet i shquar i kulturës kombëtare?
Eshrefi, është i biri i Hasan Ymerit, veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor të R. P. Sh. me medaljen “Për veprimtari patriotike”.Ai u rrit dhe u edukua me atdhedashuri, pasi në formimin e tij ndikuan, jo vetëm prindërit, familja, por kujtoj se, e ëma, Kale Hodo Ymeri, ishte e bija e Hodo Ali Nivicës, një nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në messhek. XIX). Kurse stërgjyshërit nga i ati, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës. Rapsodi nga Smokthina, Xhevit Zeneli, në këngë thotë: “Lulua me Muk Bajramë /Gji në gji ç’e dhanë xhanë”.
Nga viti, 1947-1955, Eshrefi kreu arsimin 7-vjeçar në Smokthinë. Më,1959 përfundoi gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Nga1959 – 1961 – student në Shën Petërburg (ish-Leningrad). Nga1962- ‘66, përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Për 11 vite deri më 1977, ka qenë Pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të U.T. Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, e dërguan me shërbim në Kinë (Pekin), ku, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të E.Hoxhës.
Shtator,1977- 25 mars, 1979, qëndron pa punë, pasi e transferuan padrejtësisht në Kukës. Ndërkohë, punon si përkthyes i jashtëm i gjuhës ruse pranë Sh.B “8 nëntori”. Nga 1979-‘81 kalon përkthyes efektiv në Sh. B.“8 nëntori”. Prej 01 gusht, 1981-31 tetor, ‘89 – shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, i cili vazhdon deri më 1991
Prej 01 janar 1992 – 31 gusht 2003 – Pedagog në U.T. Ndërsa më 1 shtator 2003 doli në pension. Dalja në pension për gjuhëtarin Ymeri, ishte nisma e një beteje studimore, të cilën e ka kryer me sukses.
Univ.Tiranë, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu E.Ymerin në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndrouan një javë për shkëmbim përvoje në fushën e përkthimit.
Aktiviteti pedagogjiko-shkencor konsiston në hartimin dhe botimin shtatë(7) teksteve mësimore prej 1968-2002, të cilët u vijnë në ndihmë studentëve të katedrës së gjuhës ruse. Ka dhënë lëndën e gjuës ruse në të katër kurset e gjuhës ruse, gramatikën, analizën e tekstit, si dhe ka zhvilluar kurse leksionesh, si në stilistikë, gjuhësi, letërsi ruse dhe në përkthim.
Ka botuar artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve 1970-1980.
Gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. Prej vitit 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra letrare-artistike të shkrimtarëve të ndryshëm: Aleksej Prijma“, F.M. Dostojevski, (6 libra), Italo Kalvino, Nikollaj Kolada, Ludmilla Razumovskaj, Zheni Kostandinova; Zhorzh Amadu, Kobo Abe, Leonid Grossman:
Përkthime nga shqipja në rusisht
Vath Koreshi:“Porta Eva”.Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus.
*“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).
Është bashkautorë i disa Fjalorëve:
“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, 1990).
“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor, 1997).
“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë, 2002).
“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Tiranë 2007).“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip”, me 25160 shprehje frazeologjike, -2015), një pasuri e vyeer e lksikologjisë.
Gjithashtu është redaktor i dy fjalorëve, rusisht-shqip dhe shqip–rusisht.
Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke.
Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij të fuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.
Me vlera janë botimet:
“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”(me bashkautor,2006).“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor.2012).“Përkthimi, një histori pasioni” 2015). “Arti i përkthimit gojor” (2018).
Kualifikimi shkencor I E.Ymerit:
Më,16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”;. Grada “Kandidat i Shkencave”, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.Më, 13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor Më,11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor”.
Përkthyes gojor: Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë: a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë. b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë; c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.
Si përkthyes, ka shoqëruar:
- Delegacioniet e Parlamentit Shqiptar, me krerët si Pjetër Arbnori, gjatë vizitës në Rusi,
- Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë,zhvilloi bisedime me:
- Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani; b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi; c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;
ç. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo. d. Kryetarin e opozitës, Prof.dr. Sali Berisha. 3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, 4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave në Armeni:1998;1999.-5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite në Ukrainë .6-Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë, 1999. -7. Tre grupe gazetarësht nga Ukraina që vizituan Kosovën 1999. -8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999Vlerësime
- Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:
“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.
- Më propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie, me titullin e lartë “Akademik”
Urim, ta gëzoni datëlindjen! Jetë të gjatë dhe suksese, sepse Ju i meritoni!
Me considerate!
Vilhelme, Fitim & Familja Haxhiraj
Vlorë më 25-12-2018
Prof. Eshref YMERIT i uroj jete te gjate dhe te shndetshme, tjerat din Ai vete me i organizue!
Sikur Shqipnia te kishte edhe ndonje Profesor si i Nderuemi Eshref, edhe ne do te kishim
rasen me u krenue me Burra Atdhetar si Ky! Vlerat e Profesorit i ka pershkrue Profesoresha zj. Vilhelme, e cila gjithmone e ka respektue te Nderuemin Eshref.
Jete te gjate e te lumtun me Familjen Tuej i dashtun dhe i nderuem Profesor!
Me respekt e dashuni nga Melbourne Fritz Radovani.