Urime për Ditëlindjen i dashur Sergio Bitici, shëndet të plotë, jetë të gjatë, të lumtur dhe të suksesshme, në familje, shoqëri, art dhe krijimtari!
Sejdi (Sergio) Bitici është artist, shkrimtar, pronar restorantesh dhe njekohesisht nje prind shembullor. Ai ka lindur në Tropojë, Shqipëri. Që në në moshë të re, Sergio kishte shfaqur interes për vizatimin, pikturën dhe kaligrafinë për të cilat ishte autodidakt. Sergio ka studuar elektro-inxhinieri në Prishtinë, ku mësoi vizatim teknik me stilolaps dhe bojë.
Me ardhjen në Shtetet e Bashkuara, ai ndoqi CCNY për Arte Commerciale, profesion të cilin e braktisi për të ndjekur biznesin e restoranteve. Si biznesmen, Sergio cilin ka qenë shumë i suksesshëm së bashku me vëllezërit e tij.
Si piktor, Sergio ka studiuar vizatim dhe pikturë me bojëra uji në Ligën e Studentëve të Artit në Nju York. Ai e vazhdon këtë pasion ende rregullisht, ku pikturon ujëra, modele të gjalla dhe peizazhe në “ajër të thjeshtë” nën drejtimin e artistit dhe instruktorit të famshëm Frederick Wong.
Sergio ka paraqitur veprat e tij në shumë ekspozita si: në shfaqjet vjetore të Ligës së Studentëve të Artit të Nju Jorkut, në restorantin e tij, Macelleria, në Charles Nolan Boutique, NYC, Ports 1961, në Red Hook dhe Open Studio dhe në Shqiperi. Në udhëtimet e tij, Sergio mban me vete rregullisht çantën e tij të pikturës. Përveç New York City dhe Upstate, ai ka pikturuar gjithashtu në Maryland, Maine, Washington DC, Vermont dhe Connecticut.
Ndërkombëtarisht Bitici ka pikturuar në Shqipëri, Kosovë, Londër, Paris, Francë dhe Itali.
Përveçse piktor i akuarelit, Sergio Bitici është edhe një shrimtar i dalluar. Ndër veprat e tij dalloj: “Kosova, Rruga Drejt Lirisë”, “KOSOVO, Path to Freedom”, nje liber voluminoz i botuar ne anglisht, të cilin mund ta gjeni lehtësisht në Amazon. Sergio i ka kushtuar jetën e tij biznesit të sukseseshëm në New York, çështjes shqiptare, lirisë së Kosovës dhe demokracisë në Shqipëri, për të cilat ai dhe vllezerit e tij kanë dhënë ndihmesë të çmuar.
Segio Bitici ka qenë dhe vazhdon të jetë një aktivist i komunitetit shqiptar. Sergio ka qenë Nën-kryetar i Federates Vatra, një kontributor dhe donator i vazhdueshëm i Vatrës për dekada me rradhe dhe në kohët e saj më të vështira.
Përveç Vatrës, në miqësinë me Sergion më tërheq ndershmëria, zgjuarsia, pasioni, fjala e mbajtun, luajaliteti dhe atdhedashuria, tipare të cilat karakterizojnë të gjithë qënjen e tij.
Edhe 100 vite tjera të lumtura e të suksesshme i dashur Sergio!
Miqësisht, Valentin Lumaj
Z.Sergio Bitici në një foto me At Liolinin, Elez Biberajn midis Sali Berishës dhe Gramoz Pashkos