Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
sn
U hapen fjalet qe Dritan Mishto u zgjodh me manipulime. Ka genjyer qe ka qene anetar ne degen e Michigan, pa qene fare pjese e asaj dege.
Mishto ka qene student per imam ne Libi ne 1995, ka punuar per Edi Ramen ne 1998, dhe ishte spiun i Berishes. Eshte i lidhur edhe me janullatos.
Ky njeri eshte negativ.