Greqi – Në ishullin Kos janë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore, ndërsa në ishullin Kios 142 zjarrfikës me 21 automjete dhe 8 grupe të njësive këmbësore
Puna e zjarrfikësve grekë ka qenë tepër e vështirë gjatë natës. Forcat e saj tokësore u përballen me frontet kritike të zjarrit.
Në mënyrë të veçantë, beteja e forcave zjarrfikëse vazhdon në zjarrin që ra mëngjesin e së hënës në zonën e Portes Antimachia në Kos.
Forcat e Zjarrfikësve janë forcuar më tej dhe në vendngjarje po operojnë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore.
Zjarri, sipas kosnews24.gr, shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë drejtpërsëdrejti përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.
Policia njoftoi banorët dhe vizitorët e Kardamenës që të largohen nga zona dhe të drejtohen në drejtim të Antimakisë, pasi zjarri është afër fshatit. Autobusët shkojnë në hotele për të larguar njerëzit, të cilët dërgohen në shkollat e zonës.
Kryetari i komunës së Kos, Theodosis Nikitaras , në postimin e tij në Facebook ka apeluar për ndihmë nga grupet vullnetare për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit i cili vazhdon që prej mesditës së të hënës.
Dy fronte janë duke u zhvilluar në Kios , një në zonën Koukoudotsumbos dhe tjetri në jug të Sidirounda, sipas politischios.gr. Pesë zjarrfikës dhe një zjarrfikës vullnetar në pension pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë.
Në të njëjtën kohë, autoritetet proceduan në arrestimin e një shtetasi, si përgjegjës për shkaktimin e zjarrit në një zonë agro-pyjore në Lampi të Bashkësisë Lokale Sidiroundas në Kios dhe i është vënë një gjobë administrative prej 8,859,375 euro. Burri është ndaluar dhe nesër do të sillet në Prokurorinë Publike të Kios. sn
Kurse sot, mëngjesin e së martës, kryebashku shkruan: