Voal – Në ndeshjen e sotme Shqipëri-Serbi, nuk do të lejohen simbolet me hartën e Shqipërisë etnike, do të ndalohen simbole apo figura të shtetit të Kosovës, si dhe do të ndalohet “Autochthonus”, simboli që fluturoi mbi qiellin e Beogradit në ndeshjen e 14 tetorit të vitit që shkoi. Këto venime janë marr pas një takimi mes përfaqsues të UEFA-s, Policisë dhe FSHF-së, në një takim të mbajtur ditën e sotme.
Gjatë takimit për simbolet që do të ndalohen dhe të tjerat që do të lejohen në stadium, nga ky takim mes përfaqsuesve të tre institucioneve u vendos që të mos lejohen:
1-Simbolet me hartën e Shqipërisë etnike,
2-Nuk do të lejohen simbole apo figura të shtetit të Kosovës,
3-Nuk do të lejohet simboli i “Autochthonus”
Nga takimi mes përfaqsuesve të UEFA-s, Policisë dhe FSHF-së u vendos që të lejohen vetëm simbolet simbole zyrtare.
Do të lejohen:
1-Vetëm simbole zyrtare,
2-Banderola, shalle dhe flamuj kuq e zi,
3-Do të lejohet edhe shalli me simbolin e grupit të “Pilsave”
Çdo personë në stadium do të kontrollohet për këto simbole.
Komentet