1.
Ura
Jam ajo
epja,
kur mbi mua kalon jeta.
Linda nga dashuria.
mbahem në këmbë nga dashuria,
do të jem gjithnjë nga dashuria!
Artitekja ime,
kur …nuk isha.
2.
Nëna
Mbi shpinën time djepi,
unë mbi urë,
me djep mbi shpinë.
(mbi shpinën time të lodhur,…kurrë!)
A je ngritur ti këtu për mua,
apo unë për ty jam ndodhur këtu?
Më thuaj, o urë!
3.
Lumi
Nën harkun e kësaj ure,
si nën një mbrojtje
kam rrjedhur,
here me vrull e herë me ndrojtje.
I thellë,I thellë
i vrullshëm gjer në çudi.
urën poshtë së cilës kaloj
e kam pasë zili!
Atë që e kërcënoj
ajo e vë mbi shpinë
dhe vdekja në çast
merr arratinë!
4.
E dashura
A të kujtohet dashuria jonë e zjarrtë
e vrullshme,delikate?
dashuria mes nesh,
si…një urë.
Ura e dashurisë sime
ura e dashurisë sate
mos u shembtë kurrë!
5. Va
Bash aty ku harron lumi
jam unë…Hajde pa frikë!
Njëherë isha unë,
pastaj u ngrit kjo urë
me hapësirë jete plot dritë!
6. Kështjella
U lodha mes luftrash!
Luftrat bien erë plagë e gjak
vuajtje,britma e trishtim!…
At’botë i nisa do gurë prej meje
për një urë,
për ta kaluar at’ lumë
që rridhte me tërbim.
7. Britma
Kam mbetur në mes urës,
në mes…
I rrezikuar jam ,
të kaloj nga sejcila anë!…
Kam mbetur në mes të urës
në …mes.
Nuk mundem të kaloj,
nuk dua …të vdes!
8.Miku
Nuk e di,
se si erdhën ato ditë!
Mbaruan marrëveshjet,
dielli I miqësisë u fsheh.
Tash shihemi rrallë e më rrallë!
(Ti e shembe urën mes nesh.)
9. I mbyturi.
Për pak do të kisha shpëtuar
tani po iki,
ose më e kuptueshme është shprehja,
Po vdes u burrë!
Do të kisha jetuar ndoshta!
Në ëndrrën e fundit shoh një…urë!
10. Në krizë.
Nuk dua të jetoj më!
Tani e shoh këtë lumë,
turfullon egër,
më sheh inat tërbuar.
Do të hidhem nga kjo urë.
Nuk më duhet kjo jetë pa dashuri!
Më mire në valët e këtij lumi,I harruar
se mbi një urë,
kur nuk ke askënd e askund,
për të…shkuar.
11.Lutje
Të dëshiroj o Njeri!
Të dua o Njeri!
kudo që të jesh,
kushdo që të jesh
në arë,në fabrikë
mbi kompjuter dhe libër
të lutem shpëtoje veten
ngrije atë urë mbi…Ibër!
Komentet