Po Hamleti ç’do të thoshte?
VOAL – ZYRIH – Arsyet pse shumë njerëz ngulfaten në dilema dhe nuk dinë të marrin vendime është zbuluar, shkruan voal.ch. Krejt fajin e ka intensiteti i valëve trunore dhe i vërshimit të informacionit, i cili udhëton ndërmjet zonave të ndryshme të trurit. Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën NaturCommunications, koordinuar nga Christian Ruff i Universiteti i Zyrihut.
Hulumtuesit zbuluan se sa më shumë vërshimi i informacioneve është i dendur, aq më shumë ne jemi të vendosur, ndërsa, po të ketë ndërprejrje, krijohen probleme. Pra, vendosmëria ose pavendosmërianuk përcaktohen vetëm nga sa ato janë aktive në një apo disa zona të mendjes.
Duke përdorur stimulimin trans-kafkë me rrymë elektrike të alternuar (një formë invazive për trurin) studiuesit ia kanë arritur të modifikojnë sjelljen e subjekteve duke ndërhyrë në vërshimin mes kores paraballore dhe asaj parietale e cila përcakton momentin e marrjes së vendimit. Por nuk kan qenë e mundur të bëhen vendimet më të përcaktuara duke dendësuar vërshimin e informacioneve. Duke i bllokuar është arritur pasoja e kundërt./ATS
Komentet