Përdoruesit e internetit do të kenë në dispozicion mbi 24 mijë faqe të materialit arkivor, përfshirë dorëshkrime, albume, shënime dhe materiale të tjera
AUSTIN – Universiteti në shtetin amerikan të Teksasit ka bërë të ditur se do dixhitalizojë arkivin personal të shkrimtarit dhe gazetarit kolumbian Gabriel Garcia Marquez.
Për projektin e dixhitalizimit të arkivit të Marquezit, Këshilli i materialeve bibliotekore të SHBA-ve ka donuar 127 mijë dollarë. Projekti duhet të fillojë në qershor të këtij viti dhe do të zgjasë 18 muaj. Arkivi e Marquezit do të dixhitalizohet në atë mënyrë që i gjithë materiali i pabotuar deri më tani do të skanohet.
Pas përfundimit të projektit, të gjithë përdoruesit e internetit do të kenë në dispozicion mbi 24 mijë faqe të materialit arkivor, përfshirë dorëshkrime, albume, shënime dhe materiale të tjera të njërit nga shkrimtarët më me ndikim të botës spanjolle, i cili vdiq në vitin 2014.
Komentet