Ia kanë arritur, paksa edhe me ndihmën e fatit, duke u shërbyer nga instrumenti i tyre në bordin e sondës Rozeta të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), që ua ka mundësuar të kuptojnë ndërtimin e sipërfaqës së kometës Chury. Kjo duket se është bashkuar me kondritët, meteoritë që iu përkasin periudhave të hershme të Sistemit Diellor.

Era diellore është një vërshim grimcash të ngarkuara të cilat vijnë nga atmosfera e sipërme e Diellit, shpjegon enciklopedia e lirë online Wikipedia. Kryesisht është e përbërë nga elektrone dhe protone me enegji të theksuar.

Grimcat shkojnë dhe përplasen kundër kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko, më e njohur për publikun e gjerë si Chury, dhe shkëpusin atome nga sipërfaqja e saj, shpjegon në një komunikatë të sotme ditore Universiteti i Bernës. Dhe në këtë pikë hyjnë në lojë dy spektrometra të masës së Rozinës (sigla e Rosetta Orbiter Spectrometer for Ion and Neutral Analysis), lidhur në bordin e Rozetës.

Instrumenti i analizave, që ndjek udhëzimet nga Instituti i Fizikës dhe nga Qendra për Hapësirë dhe Banueshmëri (CSH) i universitetit, në fakt është në gjendje të përcaktojë identitetin e atomeve të shkëputur nga Chury.

Bollshmëria e tyre relative, shpjegon “team Rosina” drejtuar nga Peter Wurz, në një publikim në revistën Astronomy & Astrophysics aktualisht ende në fazën e botimit, korrespondon konsiderueshëm me atë që është karakteristike për kondritët, lloji më i vjetër i meteoritëve. Kondritët janë meteoritë të moçëm të cilët shumë shpesh bien në Tokë.

Nëse instrumentët e zbulimit do të ishin ndezuar vetëm paksa më vonë, era diellore nuk do t’iu kishte sjellë asgjë hulumtuesve bernezë.

sda-ats