Një ish-oficer i CIA-s, ka bërë një seri rrëfimesh nga Spitali ‘Mercy’ në Maine, ku mjekët thonë se ka edhe disa javë jetë.
Bill Oxley, 79-vjeçar, pretendon se ka kryer 17 vrasje për qeverinë amerikane midis viteve 1974 dhe 1985, duke përfshirë edhe ikonën muzikore Bob Marley.
Oxley ka punuar për CIA-n për 29 vjet në nivelet më të larta të sigurisë.
Ai thotë se është përdorur për të vrarë individë që mund të përfaqësonin një kërcënim për qëllimet e agjencisë dhe ka deklaruar se ka përdorur metoda nga më të pazakontat për vdekjen dhe torturimin e të tjerëve, përfshirë helmet dhe eksplozivët, por edhe shkaktimin e një ataku në zemër ose kanceri në trup.
Bill Oxley pretendon se ka vrarë edhe këngëtarin e famshëm Bob Marley.
Ai thotë se ishte pjesë e një qelize operative prej tre anëtarësh që kryeni vrasje politike në të gjithë vendin dhe herë pas here në vende të huaja. Shumica e viktimave të tyre ishin aktivistë politikanë, gazetarë dhe udhëheqës të sindikatave, por gjithashtu rrëfen për vrasjen e disa shkencëtarëve, studiuesve mjekësorë, artistëve dhe muzikantëve, idetë dhe ndikimet e të cilëve “përbënin një kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Ai pretendon se nuk pati asnjë problem të kryente vrasjen e Bob Marleyt, duke u shprehur:
“Isha patriot, besoja në CIA-n dhe nuk e vura në dyshim motivimin e agjencisë. Gjithmonë kam kuptuar se ndonjëherë duhet të bëhen sakrifica për të mirën më të madhe”.
Por Oxley rrëfen se Bob Marley mbetet unik në mesin e viktimave të tij, pasi ai ishte viktima e vetme që ai “ndjeu diçka”.
“Të tjerët ishin të vdekur. Bob Marley ishte Bob Marley. Unë nuk kam qenë tip që pëlqeja meshkujt me flokë të gjata, por duhet të pranoj se muzika e Bobit më ka pëlqyer.”. Ai pretendon të ketë patur “ndjenja të përziera” rreth vdekjes së Bob Marley.
Nga njëra anë, Marley ishte “një njeri i mirë, një shpirt i bukur” me “dhunti të thella artistike” të cilët nuk e meritonin që jeta e tij të ndërpritej. Por, sipas zotit Oxley, Bob Marley po i vinte në rrezik objektivat e CIA-s dhe kërcënonte ekzistencën e Shteteve të Bashkuara:
“Ai po krijonte një revolucion duke përdorur muzikën si mjet më të fuqishëm se plumbat dhe bombat. Bob Marley në vitin 1976 ishte një kërcënim shumë serioz… Për të qenë i sinqertë ai e nënshkroi vetë urdhrin e tij të vdekjes. ”
“Nuk është se ne nuk e paralajmëronim atë. Ne dërguam disa njerëz për të xhiruar shtëpinë e tij në Kingston”, thotë zoti Oxley, duke iu referuar një nate xhirimi në rezidencën Marley që e la këngëtarin me një krah dhe kraharor të plagosur.
“Ne kishim një mesazh për të. Ai nuk dëgjoi”.
Dita
Komentet