Vehbi Skenderi, miku im i hershem…
Kur isha ne vitin e dyte te fakultetit, e ftova per nje bisede me studentet. Doli me interes.
Aty u hap dhe nje debat per nje poezi lirike ,qe une e interpretova ndryshe nga ai.
Miqesia jone vazhdoi.
Atehere Vehbiu ishte sekretar kolegjumi ne revisten Ylli.
Ai propozoi qe une te punesohesha aty. K/redaktori nuk pranoi.
Vehbiu botonte dendur shkrime të mia.Po kishte gjetur belane nga nje antar kolegjumi ,
nga Nasho Jorgaqi qe e kundershtonte gjithmone.
Madje nje dite kish thene: Une e njoh kete djale, e kam komshi dhe e kam keshilluar qe t’i vihet ndonje zanati tjeter.
Një ditë Vehbiu paraqiti ne kolegjumi nje tregim timin, por pa i vene emrin e autorit.
Midis te tjerash, Nasho Jorgaqi tha: Tregimi eshte shume i bukur. Autori eshte nje premtim per letersine tone, por nuk kuptova, perse s’eshte vene emri i autorit.Cili eshte ky talent?
Vehbiu me ate ironine e tij te holle, ia ktheu:Eshte ai,te cilin ti e ke keshilluar te merret me ndonje zanat tjeter.
Komentet