Kur iku ai, erdhi ajo. Vuri doren nen mjeker, gjest qe i shkonte shume, sipas fotografit te revistes Hollivudi i Tiranes, dhe ra ne mendime ose me sakte, ndjeu etje per te shkulluar nja dy birra.
Iku ajo, erdhi ai. Pastaj iku dhe ai. Dielli dukej afer dhe jashtezakonisht i madh. Lokalet dremisnin si mace prane zjarrit. Ishte muzg vere dhe te mbyste duhma e shish qebabeve, suxhukeve, berxollave, peshqve. Po here here t’i shponte hundet kundermimi qetesues i limonit. Ama e hirit te furrave te pices me dru. Po dhe e kafese. Erdhi ajo, mberriti dhe ai. I tha se amerikani ishte ulur te Tina Terner ( nje kengetare plake qe te jepte veresije po t’i shqiptoje fjale dashurie ) Ajo e kishte emrin Monika. Amerikani qe i zgjati doren pa u ngritur, quhej Ndrece.
Ǒkemi? e pyeti ajo.
Hic.
Nga te kemi?
Vij nga Amerika. Te them te drejten, kam ardhur thjeshte per te gjetur nuse. Atje jane te gjitha ashtu.. Me kupton?
Te kuptoj.
Erdhi kamerieri, nje djalosh inteligjent qe mbante rrasur ne xhepin e siperm te xhaketines prej lekure nje liber te Shopenhaurit.
Ǒdo? e pyeti amerikani.
Birre.
Po tjeter?
Vetem nje birre te ftohte.
Sa here hapte tapen e shishes, kamerieri griste nje flete nga libri i Shopenhaurit dhe mbeshtillte gryken nga rridhte shkuma. shqiptonte nje citat dhe shtonte; kot!
Gjer ne shtate porosi ai grisi shtate flete, dy per amerikanin dhe pese per vajzen qe kishte filluar te gogesinte.
Sikur pite shume, tha amerikani
Do te pi dhe pese te tjera dhe do ta mbyll. Pese i kam pire ne mengjes.
Qenkeni e forte.
Pse, ju s’pini andej?
Jo kaq shume.
E di sa mire qe fle? Top. Vec kur me zgjon ne mengjes sirena e policise. E kam ngjitur me dhomen e gjumit. Policet luajne me letra.
Pse luajne me letra?
Vajza ngriti supet.
Doni gje tjeter?
Nuk e di.
Atehere ngrihemi?
Vajza u ngrit e para.
Ai iku. Ajo qendroi. Mberriti ai.
Shpejt se te Pompidu te pret nje italian.
Po i ha nje torte me luleshtrydhe.
Shkoi atje, sapak e kalamendur dhe takoi Ximin, nje italian nga Rrogozhina.
Hengri torten pak nga pak dhe degjoi Ximin qe po i shpjegonte si beheshin martesat ne Milano.
Perdorin kuajt, tha.
Per c’pune? e pyeti ajo.
Kur dalin nga kisha dhe marrin llondonet. Po qe s’e perfundojme bashke do te shikosh se sa bukur eshte. Pse me shikon ashtu, nuk te pelqeu torta?
Me duket se ishte e vjeter, me helmoi. Po shkoj pak ne banjo. Iku dhe s’u kthye. E hengri dhe torten. Pas nje ore ha dhe nje akullore me nje amerikan nga Shijaku te Manhattani.
Keshtu e shtyn diten Monika, se ka tutor dhe kur peshqit nuk jane cironka si keta qe ju rremben ndonje pije a embelsire, atehere duhet shtruar bytha mire, se ata, boset e lyrshem, nganjehere nje grup prej kater – pese vetash, me xhepat plot, ta mbajne brenda tere naten.
Monika ka mbaruar akademine per aktore. Nuk gjeti pune. S’kishte para. E ka enderr filmin. Kushedi ndonje dite.. Tani ha c’ti teket, pi, fiton para, ka plot dashnore, nuk e can per asgje, vecse filmin e ka dobesi. Iken ajo, vjen ai, dhe kur ajo vjen, iken ai..
E takoj te Shen Meria e Pacipe, me priste me skenar ne dore. Dukej qe kishte qare.
Per mua?
Per ty, i thashe, nje vajze e delire qe i ben te gjitha prej deliresise. Ajo ulerin; nuk e dua deliresine, do te hakmerrem per deliresine. Ka dy prinder; ish mesues. Skena qe ajo shkerdhehet me pese vete dhe e ben kete ne sy te prinderve, ndoshta te kerkon ty.. Te pelqen?
Jo.
Pse? thashe i cuditur.
Eshte teper e zakonshme. Une kete e bej perdite dhe prinderit e mi bejne sikur se dine.
Po pse qave, atehere?
Nuk e di, se si me erdhi kur mendova se une s’mund te luaj me as te virgjeren, po as kurven. Sepse i kam konsumuar me kohe.
Po une ate dua, pervojen tende.
Ti s’me kupton. Ti s’di c’dua une.
E lame ate pune dhe une ika. Po nuk e harrova Moniken. Kishte shume deshire te luante ne film, po nuk pranonte te luante vetveten. Kete nuk arrija te kuptoja. I kisha dhene nje shans, po ajo e kishte refuzuar. Ishte nje moskuptim, natyrisht.
Me vone, kur kishte dale filmi dhe kisha marre nja dy cmime, e takova rastesisht ne nje klub nate. Ishte e bukur si gjithmone, tunduese e provokuese, me hire te zbuluara, aq sa duhej per te terhequr myshterinj.
Si e kalon? e pyeta.
Jo keq. Po ti?
Si gjithmone, me ethet e filmit. Me ka mbetur enigme ajo puna e mospranimit te rolit.. Pse e refuzove?
Kerkon ta dish, vertet?
Natyrisht.
Une s’di te dashuroj me.
E c’do te thuash me kete?
Qe s’ka me dashuri per mua. E kam humbur. Filmi eshte dashuri. Prandaj me gjete duke qare ate dite. E kuptova nga skenari yt se c’kisha humbur. Po s’me behet vone. Te jetosh edhe pa dashuri, kjo eshte trimeri.
Po une kete doja, Monika.
Jo. E dua per vete. Eshte nje humbje qe e kam, po ka zene cipe. Qaja se nuk doja te vrisja veten. Ja, kjo ishte. Me kupton tani?
Jo, s’te kuptoj aspak.
Ǒdoje ti qe une te ulerija per humbjen time, te rishikoja veten? E cfare, pastaj?
Ah, sikur ta luaje kete!
Kurre! Sepse ne bejme ate qe duam ta harrojme. Te gjithe duam te harrojme. Jemi njerez me harresa qe bejme sikur s’ka ndodhur asgje. Jam ne fund, kur kujtesa po me le.
Po sikur te xhiroj c’ben ti nga mengjesi ne mbremje, a ke ndonje kundershtim?
Pse?
Sepse ti me kohe je bere simptome e nje semundjeje. Po keshtu dhe une. Te gjithe ne. Ti e shpreh me me art. Ka imazh ngashnjyes paraqitja jote.
Bej c’te duash.
Bera nje film per te dhe jeten e nates. Po nuk do ta shfaq. Ajo kishte te drejte. Askund nuk ndjehet ajo aroma delikate e dashurise qe na ben ta duam jeten. Sikur djajte te kene hyre ne jeten tone per ta prishur. Pastaj erdhi ajo shprehja e saj qe e vura ne fund te filmit. E ngacmova nje nate me nje lloj nonsesi per te;
Monike, jeta eshte e bukur.
Po, u pergjigj, e bukur, ne qofte se e bejme ne te bukur.
Ai, ajo, shkojne dhe vijne, nderrohen, perseri ai, ajo.. E c’mund te nxjerresh nga kjo?
Nju Jork 2012
Komentet