Unë nuk shtyp petalet e mrekullisë së botës
dhe nuk vras
me mendimin tim të fshehtë që has
në rrugën time,
në lule, në sy, në buzë ose në varre.
Drita e të tjerëve
mbyt magjepsjen e padepërtueshmërisë së fshehur
në thellësinë e errësirës,
por unë,
unë me dritën time shtoj fshehtësinë e botës,
dhe ashtu sikundër hëna me rrezet e saj të bardha
nuk e pakëson, por drithëruese
e rrit më shumë fshehtësinë e natës,
kështu edhe unë pasuroj horizontin e zymtë
me drithërima të reja të misterit të shenjtë
dhe çdo gjë që nuk kuptohet,
ndryshohet në pakuptime edhe më të mëdha
nën sytë e mi,
sepse unë dashuroj
dhe lule, dhe sy, dhe buz$e, edhe varre!
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet