Unë nuk mund
Unë nuk mund të të jap më shumë
Nuk jam më ai që jam.
Ah sa do të doja të isha
rërë, diell vere!
Që ti të shtriheshe
e shkujdesur që të çlodheshe.
Që të ma lije
trupin tënd kur të ikje, mbresë,
e njomë, e ngrohtë, e paharrueshme.
E që me ty të lëshohej
mbi ty, puthja ime e lehtë:
ngjyrë,
nga koka te këmbët,
brune.
Ah, sa do të doja të isha
qelq ose stof, ose dru
që ruan ngjyrën tënde
këtu, aromën tënde këtu,
dhe ta përhapë tri mijë kilometra!
Të isha
materia që të pëlqen,
që prek çdo ditë
e që shikon edhe pa e vështruar
pranë teje, gjërat
varësen e qafës, shishen e vogël të parfumit, mëndafshin antik
mungesën e të cilave e ndjen dhe
pyet: “Ah! Ku është?”
Ah, sa do të doja të isha
një hare mes hareve,
e vetmja, hareja
që të bën ty të hareshme!
Një dashuri, një dashuri e vetme:
dashuria që të bën ty të dashurohesh.
Por nuk jam më ai që jam.
Komentet