Në takimet e shumta derë më derë, sy për sy, në mitingje e tubime më të vogla me njerzit gjatë këtyre ditëve në Kamëz e rajone të tjera të kësaj bashkie, kam lexuar në sytë e njerzve çdo shqetësim e problem.
Njerzit nuk duan dhe nuk presin shumë, por mbi të gjitha presin që deputeti, shtetari, zyrtari të jenë njerëz të thjeshtë, të jenë njerzorë, të sillen si njerëz, të mos përbuzin e shpërfillin askënd, të mos jënë mashtrues, arrogantë, fodullë.
“A do të vish të na takosh pasi të fitosh”, më pyeti një ditë një zgjedhës në një lagje të Kamzës. U stepa një moment. Patjeter, i thashë, do të vij. U ula me të në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai nuk priste as kërkonte as shpresonte gjë tjetër nuk donte gjë tjetër nga deputeti, por veç të shkonte ta takonte, ta përfillte, ta konsideronte, ta begeniste, të ulej me të, të diskutonin problemet bashkë edhe nëse nuk zgjidhen. Ia premtova dhe unë nuk kam shkelë kurrë asnjë premtim dhe nuk do ta shkel as këtë premtim para zgjedhësve të mi.
Ky është premtimi më i madh që u bëj banorëve të Kamzës e zonave përrreth, premtim që e kam në dorë vetë që ta mbaj, do t’u shkoj edhe kur s’më thërrasin, do t’i takoj, do të rri me to, edhe kur nuk kam mundësi të ndërhyj për t’ua zgjidhë ndonjë hall apo problem. Unë do të jem me ta.
Le të ndërtojmë familjen tonë të përbashkët larg veseve, krimit, drogës dhe emigrimit. Vetë ta marrim e ta mbajmë sërish veten në dorë.
Duke mos pritur asgjë nga shteti, njerzit këtu në Bashkinë Kamëz i kanë bërë të gjithë gjërat vetë. Vetë do ti bëjnë përsëri. Jemi në një rajon kur qytetari i zakonshëm, vital, vetë projekton, vetë mat, vetë ndërton me dorën e vet çdo gjë dhe e çon vilen 3, 4 e 5 kat. I bën të gjitha vetë. Po kjo është një mrekulli, një çudi që në vende të tjera nuk do ta besonte askush se një njeri i zakonshëm, projekton dhe zbaton ndërtimin e një vile 5 katëshe vetë.
18 mijë të punësuar nga iniciativa private në ndërmarrjet e ndryshme në Kamëz. Unë besoj e shpresoj shumë se do të gjallërohet inciativa private nën qeverisjen e Partisë Demokratike me kryeministër Lulzim Bashën.
Shteti vetëm u dha mundësinë e levizjes së lirë këtyre njerzve, por nuk i ndihmoi, nuk i lehtësoi, përkundrazi, shpesh i stresoi duke mos ua legalizuar banesat që i kanë ndërtuar vetë, në toka që nuk ia kanë marrë dhunshëm askujt por ia kanë blerë patjetër dikujt qoftë edhe me një mandat apo deklaratë të thjeshtë dore, duke i penguar përmes administratës, duke i denigruar, etiketuar e përbuzur nga politikanë “pa din e pa iman”.
Minatori i dikurshëm i Valiasit, që bashkë me shokët e tij rrëzuan qeverinë socialiste të Fatos Nanos, që atë kohë u bënë heroj dhe na mësuan protestën, tani riparon biçikleta. Ai nuk pret që të bëhet hero i punës socialiste por po mbijeton duke riparuar biçikleta, të cilat kanë dalë nga moda.
2 km larg selisë qeveritare gjeta njerëz në mjerim të skajshëm. Një frigorifer bosh, krejt bosh, që zoti e din se kur mund të ketë patur mish në të, më ka mbetur pamje tronditëse në sytë e mendjes. Askush nuk u kishte trokitë në derë. Askush nuk i kishte llogaritë shtetas të këtij shteti. Ua kishin ndërprerë energjinë elektrike që para dy vitesh se nuk kanë të paguajnë. Dy vjet pa energji elektrike. Ata nuk janë abuzantë që nuk duan të paguajnë, që duan t’ia hedhin shtetit, por ato nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë. Dhe shteti i territ i Edi Ramës, i le në errësirë pas asnjë vrasje ndërgjegje.
Një grua rome, gati ishte mësuar se nuk duhet kërkuar jetesë më e mirë, se duhet falenderuar kryeministri që ajo është gjallë dhe merr frymë, gati ishte mësuar se njerzit jetojnë në këtë vend falë kryeministrit Rama dhe rrezikohen të zhduken nëse ai zemërohet prej qytetarëve.
Unë jam Flamur Hoxha, njëri prej jush, sot dhe nesër.
Jam rritur i internuar nga komunizmi që ma pushkatoi gjyshin, kur unë isha në moshën shtatë vjeçe, kur gjyshi do të më merrte përdore, siç ëndërron çdo fëmijë për gjyshin e tij. U shkollova në vitet e demokracisë. Jam pjesë e Partisë Demokratike që nga dhjetori 1990. Jam sipërmarrës i suksesshëm në fushën e prodhimit të veshjeve dhe të ndërtimit, pa marrë pjesë asnjëherë në tendera me fonde publike. Kam kontribuar për hartimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë. Ulja e TVSH-së në 15 %, taksa e sheshtë 9 % dhe lehtësimi i pengesave burokratike, do të ndikojë për rritjen e nivelit të jetesës së çdo qytetari. Pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë. Askush nuk do të jetojë në terr për shkak të pamundësisë së tij ekonomike. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike do të marrin falas 300 kilovat energji elektrike.
Jam përpjekur t’i garantoj zgjedhësit se si deputet i tyre, se do të jem i përulur dhe i drejtë për të gjithë.
Pashë këto kohë në Kamëz e lagjet e saj njerëz të pafytyrë që vijnë dhe kërkojnë votën këtu sërish për të qeverisur edhe katër vjet të tjera.
Nuk duan që t’ua kujtojë askush gënjeshtrat që ua kanë bërë qytetarëve para katër viteve. 300 mijë vende pune – ky supërmashtrim endet në ajër dhe atij që e ka bërë këtë mashtrim nuk i skuqet aspak faqja e zezë e turpit. 300 mijë forca të lira pune ikën nga atdheu nën qeverisjen e Edi Ramës dhe enden udhëve të Europës me shpresë stabilizimi në Gjermani e vende të tjera. Vijnë me të njejtat gënjeshtra, me të njejtat fytyra, por me një ndryshim, nuk rrejnë për toke, por rrejnë për qielli.
Timoni në duart e tyre do të thotë Shqipëria në greminë. Shqipëria e mbushur me krime dhe drogë, me njerëz pa shpresë që mezi presin të ikin nga atdheu. Ata thonë se do të krijojnë vende pune këtu. Po pse nuk krijuan asnjë në këto katër vjet? A mos u duken pak katër vjet? Ata nuk kanë fare respekt për kohën e jetën e njerze që ju ikë pa e kuptuar në skamje dhe në mjerim të vazhdueshëm. Vetëm në rritjen e drogës punësuan disa njerëz ilegalë, sepse vendin e bënë kanabistan.
Partia Demokratike respekton konkurencën paqësore midis alternativave. Ajo zhvilloi një betejë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e lira.
Kam përshtypjen se kjo lloj fushatë zgjedhore pa llogaridhënie nga qeveria por me hidh e prit, shaj e ulërij, ngri tone e kërcëno midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiete për Integrim, sikur po u shkon për shtat të dy forcave politikem, pikërisht për t’i dredhuar përgjegjësive dhe llogaridhënies.
Më duket se gjithmonë ato kanë dëshirë të kapardisen, të shfaqen si burra të fortë dhe mbase kështu shpresojnë se do të shpërblehen me vota.
Jam i bindur se askush nuk do të shprëblejë terrorin verbal.
Pushtetarët aktualë që qeevrisën vendin 4 vjet, në vend që të jepnin alternative e të dilnin me programe ata luajnë komedi me heroj dhe viktima.
Nuk i duhet dhënë më asnjë shans rikthimit të përjetshëm të gënjeshtrës elektorale. Nëse arrijmë ta ndalim atë, atëherë realisht kemi bërë diçka të re.
Është e kotë të gënjejmë veten, është e kotë të pranojmë të qeverisemi me anë të gënjeshtrës.
Flamur Hoxha u lind në Kukësin e vjetër më 20 mars 1968. Pas mbarimit të shkollës së mesme, punoi dy vite në ndërtim, 1986-1988 dhe ushtar në Sazan, 1989-1990. Që nga dhjetori 1990, bashkë me familjen i bashkohet levizjes studentore si nismëtar i Partisë Demokratike në Durrës. Është pjesë e sipërmarrjes së lirë prej vitit 1993 e në vazhdim në Tiranë. Fakultetin për drejtësi e kreu në Shkodër.
Është pronar – administrator i ndërmarrjes së veshjeve për eksport KLER, i kompanisë së ndërtimit FB-ART, i ndërmarrjes KLER Itali, Investitor në fushën imobilare dhe të ndërtimit, President i Dhomës Kombëtare të Veshjeve (Industria tekstile) 2008-2012, Anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, 2008-2012, Zv.president dhe donator i ekipit të futbollit FK Kukësi 2009-2013, Senator i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS), Sponsor dhe donator i veprimtarive letrare-kulturore, financues i disa librave me vlerë dhe i Revistës letrare të Tiranës “Illz”.
Komentet