Joumana Haddad (u lind 6 dhjetor 1970, Beirut) është një shkrimtare, poete, përkthyese dhe gazetare libaneze që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare . Shkrimtarja dhe gazetarja merret me problemin e emancipimit të gruas, përmes grupimit të grave italiane dhe libaneze.
UNË JAM NJË GRUA
Asnjë s’mund të imagjinojë
atë që them, kur jam në qetësi
atë që shoh kur mbyll sytë
si shtyhem kur shtyhem
çfarë kërkoj kur i lë të lira duart.
Askush, askush s’e di
kur kam uri kur nisem
kur eci e kur humbas,
dhe askush s’e di
se për mua të shkosh do të thotë të kthehesh
dhe ta kthehesh do të thotë të zmbrapsesh,
sepse dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë ,
dhe ajo që do të vazhdojë është një stuhi .
Mendojnë se e dinë
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.
Kanë ndërtuar për mua një kafaz gjersa liria ime
të ishte një konçension i tyre
dhe të falënderoja dhe të bindesha.
Por unë jam e lirë para dhe pas tyre ,
me ta dhe pa ta
Unë jam e lirë në fitore dhe në disfatë.
Burgu im është vullneti im !
Brava e burgut tim është gjuha e tyre
por gjuha e tyre ngjitet nëpër gishtat e dëshirës sime
dhe dëshirën time s’do ta zbusin kurrë.
Unë jam një grua.
Ata besojnë se liria ime është pronë e tyre
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet