Unë jam e vetmja fatin e së cilës
Gjuha nuk e heton, syri nuk e qan me lotë;
nuk kam shkaktuar kurrë një mendim të lig,
as ndonjë buzëqeshje gëzimi, qëkur erdha në botë.
Midis kënaqësive sekrete e lotëve sekretë,
kjo jetë e patrajtë nga duart më ka ikur,
pas tetëmbëdhjetë vjetësh ende kështu vetmitare
si në ditën e lindjes sime.
E ishin kohë që nuk mund ta fsheh
kohë kur e gjitha kjo e tmerrëshme ishte,
kur shpirti im i trishtë e humbi krenarinë e tij
dhe dëshironte që dikush ta vriste.
Por kjo iu përkiste përkushtimeve të para
të ndjenjave më vonë shtypur me dhimbje;
e kanë vdekur ato prej një kohe kaq të largët
sa më bëhet të besoj se kurrë nuk ishin.
Më herët rrënohet shpresa rinore,
pastaj venitet ylberi i fantazisë përfare;
më në fund përvoja më thotë që kurrë të vërtetën
mos e kultivo në një zemër të vdekëtare.
Ishte shumë e hidhur ta mendosh se njerëzimi
të ishte i shtirur, shterp, puthador;
por më keq ishte kur i besova mendjes sime
dhe gjeja të njëjtin korrupsion.
Komentet