EMILY DICKINSON
1830-1886
Emily Elizabeth Dickinson
(Amherst, 10 dhjetor 1830 –
Amherst,15 maj 1886) ka qenë
një poeteshë e SHBA-as e cila
konsiderohet midis lirikëve më të
mëdhenj të shekullit…

580
Unë iu dhashë atij – dhe
ai më mori për kompensim.
Mbylla kështu me të
kontratën solemne të një jete.
Por ҫmimi i blerjes mund të zhgënjente
dhe unë në provë mund të rezultoj
me një ҫmim edhe më të ulët
saҫ mendon blerësi i madh.
Dashuria e ҫdo dite
zhvleftëson vizionin;
por për sa kohë tregtari është në blerje e sipër,
ndodhen ende në një ishull ngarkesa
me aroma të hijshme të përrallës.
Së paku, rrisku është reciprok,
Dikush zbuloi aty dhe ndonjë fitim –
barrë të ëmbël të të jetuarit –
të gjendet debitor çdo natë
dhe i paaftë të paguajë çdo mesditë.
Përktheu :Faslli Halit
pershendetje a ke mundesi ta perkthesh poezin e Emily Dickinson
Because I could not stop for Death (1890)