Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berishës, mbajtur para mbështetësve të ti mbrëmjen e 23 janarit, ditë në të cilën ai u paraqitur për herë të parë për t’u marrë në pyetje nga SPAK.
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta!
Misionarë të guximit, misionarë të shpresës, misionarë të fitores, të dashur miq!
Sot unë shkova për t’u marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonai dhe kompani. Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja: Rruga e Shpresës. U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika.
Miqtë e mi!
Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.
Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në SKAP-in e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia.
Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për t’i bërë gjyqin, për të denoncuar aktin anti-kushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në SKAP-in e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.
Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më anti-kushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj, në emër të çdo shqiptari që i thotë Kushtetutës Kushtetutë, që i thotë ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh.
Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në SKAP, të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonai, por dhe plotë të tjerë aty, t’i kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente votojnë në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit dhe me radhë.
Unë isha sot në SKAP-in e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, anti-kushtetues të vendosjes së liderit të PD, në ‘arrest shtëpie’, ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjarët.
Një vendim që shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë.
Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në SKAP-in e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit.
Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin që ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre. E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’.
Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament.
Unë isha aty për të denoncuar këto qendrime të shëmtuara me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike.
Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri. Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit. Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve, për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu.
Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, e kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama. Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferenca shtypi, në emrin tuaj duhej t’ua thosha në sy.
Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.
Të dashur miq!
Do t’u pyes unë ju: çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin?
Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në SKAP-in e partisë. Dosjen e pendesës.
Çfarë dallimi ka Altini, nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 milionë euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan? Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre.
Miqtë e mi!
Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn? Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore.
Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Arben Ahmetajt, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave. Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetajt, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj Kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.
Miqtë e mi!
Unë isha aty sot për t’i thënë ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit shqiptar, Arben Krajës, se ti nuk mund të jesh këtu, se ty të jep konflikt interesi. Sali Berisha me ligjin e lustracionit të ka nxjerrë jashtë shërbimi në ’96 dhe qendron këtu në kundërshti me Kushtetutën.
A nuk është ky një hajdut, një kriminel sa Erion Veliaj, të cilin ky nuk guxoi ta thërrasë njëherë, ta marrë në pyetje, paçka se janë zhdukur 130 milionë euro, dhe asnjë objekt nuk është i ndërtuar në Sharrë?
A ju kujtohet ju Duman dhe Zaman të them nga kjo dritare se flakët e djegësve do të të djegin dhe ty?
Duman dhe Daman, je ti dhe jo njeri tjetër që iu thoje shqiptarëve se nuk dimë pronarët e djegësave, sepse kishe frikë të thoje Erion Veliajn dhe Edi Ramën.
Duman dhe Daman, je ti që ske interesa të tjera që përveç se personale, si i korruptuar që kur vinte këtu Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa nuk guxove t’i thërrisje për t’ju vënë hekurat. Jo dhe jo.
Ty sot të kam në SKAP së bashku me Miliad Lopën, me Erion Veliajn, Edi Ramën, me të gjithë kriminelët dhe bandën e kriminelët dhe bandën e djegësve të Tiranës, të vjedhjes së shekullit.
Kurse Kraja, ky xhelat që vjen nga hanxharët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, nuk thirri dot kurrë në zyrë Erion Veliajn, se nipi dhe mbesa punonin me Veliajn, ose se mirrnin me qindra e mijëra euro nga djegësat e partisë, nga djegësat e Ramës dhe Veliajt.
Aty në zyrë ishte dhe Millonai. Millonai të cilën unë e kisha denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë për lidhjet e saj me bandat e krimin, për dosjen Sejdini dhe dosjet e tjera. E kisha denoncuar dhjetëra herë për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën, me njeriun e lidhur kokë e këmbë me krimin, kishte konfiskuar e njeriut që do të padiste Ballën në gjykatën Kushtetuese, ishte pazmore e Taulant Ballës.
Të dashur miq!
Kur përmenda emrin e Taulant Ballës aty, u ra pika. U ra pika. Kur përmenda emrin e atij krimineli, e ministrit kriminel, që i ka dalë emri në regjistrime, i ka dalë emri në dëshmitarë në salla gjyqi se ka porositur vrasje dhe mbrohet nga skapistët e krimit. I ka dalë emri se është direkt i implikuar në vrasjen e avokatit. I ka dalë emri, ka dalë regjistrimet, të cilat kolegët e skapistëve i kanë djegur me urdhër se nuk e dimë se cili është ky Taulanti.
Taulant Bego, njeriu i cili vodhi të dhënat e TIMS-it për t’i eksportuar në databazat e armiqve tanë. Njeriu i cili shoqëroi 54 herë për çantën e kokainës, Taulant Begon në udhëtimet nëpër botë, duke përdorur pasaportën diplomatike.
Sapo përmendi emrin e tij, thashë edhe njëherë, aty sikur hynë në elektroshok. Përfunduan.
Por, miqtë e mi, do t’u them të vërtetën, gjeta aty njerëz të terrorizuar, të terrorizuar në një shkallë që ju nuk mund ta besoni. Gjeta njerëz të terrorizuar nga krimet e tyre. I pyeta, keni marrë ndonjë leksion nga McGonigal ju apo jo? I pyeta, sepse aty në zyrat e tyre, kishte zbarkuar Edi Rama, McGonigali, Luftar Hysa nga Sinaloa. Aty qarkullonin hijet e Behar Bajrit, Denis Bajrit. Aty qarkullonin hijet e vrasësve serialë, thasët dhe çantat të mbushura me para krimi.
Ishte pra, një udhëtim si në një roman. T’u them të vërtetën.
Pra, sot ishte një ditë e mirë. Sot opozita i bëri gjyqin Edi Ramës, organizatës së tij të krimit, por mediat e tij po fshehin denoncimin që i bëri mbrëmë radio publike e qeverisë së SHBA-ve Edvin Kristaq Ramës, i cili faktohet me dokumente se korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën shqiptare.
Imagjinoni miq, një president i njohur i SHBA-ve la detyrën, sepse regjistroi kundërshtarët e vetë politikë, kurse Edi Rama paguan, angazhon shefin e kundërzbulimit të FBI në luftën kundër opozitës shqiptare.
A mund të rrijë më ky njeri në pushtet? Ky është një armik i egër i Shqipërisë, një armik i egër i vendeve të lirë, një armik i egër i të gjithë qytetarëve amerikanë që i thonë vendit të tyre atdhe.
Radio publike e qeverisë së SHBA-ve i çorri maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente, se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.
Pra, ato të dhëna të fshehta i mbante Edi Rama dhe i dërgoi kundër opozitës shqiptare.
Edi Rama angazhoi McGonigal, enturazhin e tij Marko Rosini dhe horra të tjerë për të shpallur non-grata Sali Berishën për llogari të super-spekulantit, i cili donte që Shqipëria të shndërrohej në protektoratin e krimit, drogës dhe të gjitha ligësive të tjera njerëzore. Shqipëria të shpërbëhej, shqiptarët si komb të pakësohen, të shkojnë drejt zhdukjes.
Të gjitha këto zhvillime janë një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihet për të shpëtuar vendin nga kjo kalbësirë morale, që e ka emrin Edi Rama, nga kjo ligësi njerëzore, nga kjo e keqe e madhe që e ka emrin Edi Rama.
Miqtë e mi!
Një mik më shkruante sot: Doktor, diktaturat ekzistojnë për shkak se diktatori i mban ato. Diktatura nuk luftohet, po nuk luftove ditkatorin. Dhe me këtë rast dua t’u them atyre analistëve që bëjnë të mërzitur nëpër studio se po luftohet Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama.
Ju, thotë ai, o të mjerë, nuk jeni gjë tjetër, veçse mjeranë të diktatorit. Mbroni atë, po diktatura nuk rrëzohet kurrë pa luftuar dhe rrëzuar kurrë diktatorin. Ndaj dhe ne, të përqendrohemi.
Së fundmi, të dashur miq, unë dorëzova në SKAP-in e partisë një dokument në të cilin piramida e mashtrimit, piramida e turpit, piramida e shpifjes, piramida e manipulimit rrëzohet në të gjitha aspektet e tij.
Me dokumente provova se gjithçka aty bazohet në mashtrim. Mashtrime të turpshme. T’i dëgjojë miqtë e mi, ua them me sinqeritet, pyesje veten: janë qenie njerëzore ëkt, apo jo, që i lejojnë vetes të vetëposhtërohen në këtë shkallë ekstreme, të vetëposhterohen në ekstrem?
Si ka mundësi të depersonalizojë njeriu veten dhe të pyesë për gjëra të cilat kishin 100 përqind përgjigje në dokumentet që fshihte vetë? Si ka mundësi të depersonalizohen në shkallë të tillë, saqë të bazuar në një kallëzim të rremë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilit toka është shpronësuar nga italianët, në një kohë kur dokumentet italiane të kohës, Fletoret Zyrtare faktonin se toka e 5 familjeve pronare nuk ishte shpronësuar, por ishte mbajtur thjesht rekuizitë dhe pushtim.
Si ka mundësi që qeniet njerëzore të poshtërojnë veten e tyre dhe të flasin se Sali Berisha ndërmori privatizimin për të favorizuar dhëndrin e tij, në një kohë kur privatizimin e ndërmori Fatos Nano, Anastas Angjeli , e ndërmori Blendi Klosi.
Po këta janë njerëz që turpin e hanë me bukë, këta janë njerëz nuk kanë turp, këta janë njerëz që në raport me ligjin, nuk kanë moral. Në raport me të drejtën, ata nuk kanë moral.
Por njeriu nuk mund të poshtërojë veten në këtë mënyrë dhe të shpifë, të trillojë, të mashtrojë në këtë mënyrë.
Ç’qenie jeni ju, ju pyes sot, që nuk guxoni pavarësisht se i gjithë procesi i ndërrimit të destinacionit është vepër e Edi Ramës, se destinacioni është ndërruar para privatizimit, kur terreni ishte sportiv dhe shtetëror?
Ç’qenie jeni ju, kur lejen e ndërtimit e ka dhënë Edi Rama, lejen e sheshit të ndërtimit e ka dhënë Edi Rama, dhe mashtroni e thoni se e ka dhënë Lulzim Basha?
Ç’qenie jeni ju o mjeranë, ç’qenie përfaqësoni ju që fshihni dokumente që faktojnë se Edi Rama u dënua nga gjykata me 320 mijë euro, sepse shkeli çdo rregull dhe ju nuk guxoni t’i përmendni emrin njëherë?
Pra, çmontova një për një gjithçka të turpshme në atë dosje.
Dola dhe gazetarët më pyeten me të drejtë: çfarë provash të reja të paraqitën?
Po ku kishin prova ata? Ata kishin turpin e tyre si provë. Prova e vetme ishte turpi i tyre, prova e vetme ishte mashtrimi i tyre.
Miq!
Kur e nisëm ishim pak. Sot ‘Rruga e Shpresës’ është plot. Është aq plot sa po e tmerron Edi Ramën. Ju garantoj se nga ky parlament këtu, do të çlirojmë atë parlament atje. Se nga ky parlament këtu, do të rikthejmë ligjin, do të rikthejmë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, do rikthejmë Shqipërinë në rrugë normale. Do rikthejmë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!