1.Dy hapa përpara, tre hapa prapa…
Njëzet e ca vite kështu kam ecur,
Për të çvarrosur marrosjen historike të rrëjshme;
Më në fund arrita aty,
Ku gjyshi im nën hijen e kullës ,
Me shekuj kish mbetur…
2.Shtatë dekika sa shtatë shekuj…
Shtatë dekika u deshën ,
Të përmbysej Troja e lashtë;
Për shtatë dekika malësorët e mi,
Ngrehën kullat e përjetshme
Murthatë,
E u përjetësuan në histori…
3.Etje…
Etje të përhershme im gjysh,
Etje të pashuar im atë,
Etje të pangijshme unë, Gjoni i kullës,
Etje biri im 20 vjeçar,
As tasi me tamelborë,
As bojlia bregarës,
As molla gjylalle bregudhës,etje
As kalaveshi i rrushit,
Etjen nuk e shuan…
Ujë akullborë veç kroni i Nikushit…
Komentet