Mёngjesi pret gjysmёsferёn
Nё krahёt e tij bamirёs.
Ҫdo qёnie e gjallё fillon ditёn e saj.
Ditё tё trishtuara apo gazmore….
Dhe ne tё dy nuk bёjmё pёrjashtim.
Me gjithё dёshirёn tonё
Jeta na tёrheq nё pёrroin e saj
Ku vёrtiku i ujit nuk njeh ndalesё.
Thjesht kryejmё njё detyrё….
Takohemi me pёrpikmёri nё tё njёjtin vend.
E njёjta rrugё, e heshtur, e nёnshtruar,
Bart hapat tona.
Troku yt ёshtё i kёndshёm,
Ritmi i tij i shpejtё.
Nё karron qё tёrheq janё mjaft vajza.
Ti s’je i ndёrgjegjshёm pёr ngarkesёn qё ke.
Ajo ёshtё e rёndё.
Ёshtё njё det i gjёrё mendimesh,
ёndёrrash, dёshirash, kёnaqёsish,
mё sё shumti zhgёnjimesh….
Biçikleta ime, kali im me rrota,
nuk ёshtё aq e privilegjuar.
E ngarkuar me aq shumё ёndёrra
Me vullnet shpesh tё pёrgjumur
Mё tё shumtёn me pёrbuzje….
Por kushedi, ndofta pesha ёshtё mё e madhe.
N’atё botё tё çuditёshme nuk ekzistojnё masat.
Na shoqёron nё kёtё mёngjes
dielli qё na pёrshёndet çdo ditё.
Dielli, i vetmi zotёri i drejtё.
Ai u shpёrndan njёlloj krijesave
Dritёn dhe ngrohtёsinё.
Ai fillon parabolёn e tij tё zakonshme,
pёr tё na thёnё lamtumirё,
nё njё tjetёr pikё tё horizontit.
Duke ruajtur tё paprekur jetёn.
Fillojmё punёn tonё.
Ty tё presin fushat
Mua tullat, gurёt, llaçi.
Mbrёmjeve pёrsёri shihemi.
Troku yt nuk ёshtё mё i shpejtё.
Mos ёshtё rёnduar ngarkesa e jote?
I ёshtё shtuar lodhja,
mundimet e njё dite pune.
Detyrimi ynё i pёrditshёm
“Struggle for life”
Ecёn me zor miku im.
Dhe un e ngas mё ngadalё biçikletёn.
Tetё orё punё rёndojnё mbi fuqinё time
Apo tetё orё mundim?
Dhe…o, ironi!
Jam pak romantik.
Mё pёlqen tё kundroj natyrёn
nё kёta perёndime dielli.
Natyrёn qё ende ruan
bukurinё e saj tё pastёr, primitive….
Ndofta tё pёlqen edhe ty, romantiku im.
Ndonjё oshёtimё e largёt e mijёvjeçarёve,
thirrje e stёrgjyshёrve tё lashtё,
arrin nё ndonjё skutё tё fshehtё tё qёnies tёnde.
Ata shijonin lirisht frutet e saj,
duke bredhur nё pasuritё e pafund.
Ty qytetёrimi tё ka vёnё frerёt.
Ti mund t’i shohёsh perёndimin e lindjen
Vetёm me lejen e karrocjerit zot.
Tash ty tё pret stalla,
mua kasollja shtёpizё.
Tagjia dhe buka do tё shpёrblejnё mundimin tonё.
Pastaj gjumi do tё na marrё,
pёr tё zёvendёsuar energjitё e humbura.
Nesёr do tё jetё njё ditё tjetёr, si e sotmja.
Sa i ngjajnё njёra tjetrёs kёto ditё!
Janё si pika uji.
Mblidhen pёr tё rrjedhur
nё oqeanin e madh tё hiçit….
Tё ngjajshёm dhe fatet tona, miku im!
Socializmi, me teoritё e tij,
n’emёr tё barazisё e tё lirisё,
na bёri skllevёr!
Ti ёndёrron pyjet dhe un lirinё.
Por bota ёshtё mizore.
Sundon ligji i mё tё fortit.
Pёr fat tё keq ne lindёm tё dobёt….
Kёshtu kalojnё ditёt pёr ne tё dy,
tё njёjta, tё trishtuara, pa ngjyrё.
Viktima tё vogla tё pafajshme
tё shekullit tё madh.
Por para teje nuk vihet mёdyshja
e famёshme,
hamletiane
“Tё rrosh apo tё mos rrosh?”
Qё çdo ditё cfilit mendimet e mija.
I lumi ti!
Apo dhe ty tё mundon
Por nuk mund t’a shprehёsh?
3 janar 1972
Komentet