Panxhari është një nga bimët më të dobishme që ju mund të konsumoni për të trajtuar ndryshimet e trupit. Ai ka një përmbajtje të lartë të vitaminave A, C, si dhe disa minerale, fibra dietike dhe ushqyes të ndryshëm.
Perimet dhe produktet me origjinë natyrore karakterizohen nga efektiviteti i tyre krahasuar me barnat dhe mjekësinë laboratorike.
Në përgjithësi, konsumi i frutave dhe perimeve është shumë më ekonomik sesa produktet e përpunuara, me avantazhin që të mos ketë efekte anësore të dëmshme në organizëm. Ne do të shpjegojmë më mirë arsyet për konsumimin e tij dhe duam t’ju motivojmë që ta shtoni në dietën tuaj të përditshme.
Sipas disa studimeve, panxhari përmirëson qarkullimin e gjakut, vonon shenjat e plakjes dhe madje parandalon kancerin. Konsumi i përditshëm i një gote me lëng panxhari ul presionin e gjakut dhe “relakson” enët e gjakut.
Për të rritur efektin e saj ne rekomandojmë përbërësit e mëposhtëm:
Përbërësit:
3 panxharë
2 mollë
2 degë selino
Një pjesë e vogël rrënjë xhenxhefili
Një thelb hudhër
Përgatitja:
Lajini me ujë të bollshëm të gjitha perimet. I qëroni lëkurën dhe i fusni në blender. Fusni dy kuba akulli dhe i trazoni mirë për rreth 1 minutë.
Ja edhe një tjetër recetë e cila detoksifkon mëlçinë:
Përbërësit:
Një panxhar i madh
Një limon i madh
Përgatitja:
Kombinojini në një blender panxharin dhe lëngun e limonit. Konsumojeni çdo mëngjes
——–
KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak
Komentet