VOAL- KIEV – Artistja Daria Marchenko krijon një gjininë e tij dhe të vetme në botë mozaik-instalimin me titull “Fytyra Luftës”. Portreti u krijua me pesë mijë gëzhoja të cilat janë marrë në zona të ndryshme të Donbasit. Është hera e parë në historinë e artit që përdoret një teknikë e tillë.

Përmasat e portretit janë 240х170 cm.

«Krijimi është realizuar në përgjigje të ngjarjeve në Ukrainën e vitit 2014, kur Rusia demonstroi agresivitet dhe sulmoi pjesën lindore të vendit, duke nxitur konfliktin më të madh ushtarak në Evropë pas Luftës II Botërore dhe duke vëne në rrezik sigurinë botërore,” lexohet në përshkrimin e krijimit.

«Unik në gjininë e tij në botë mozaiku-instalim, ku është konfiguruar fytyra e një politikani cinik, tiranit Vladimir Putini,” thonë mjeshtrat e artit. Daria Marchenko është një mjeshtre e iluzioneve optike në 3D, Presidente e Departamentit të Kulturës në Këshillin Diplomatik Ndërkombëtar në Ukrainë.
Komentet