Zëdhënësja e shërbimit ukrainas të sigurisë, Olena Gitlanska, tha se Samoylovas i është shqiptuar një ndalesë tre vjeçare
MOSKË – Shërbimi ukrainas i sigurisë ka shqiptuar një ndalesë të pjesëmarrjes së përfaqësueses ruse Yuliya Samoylova në garën e sivjetme të këngës së Eurovizionit.
Përzgjedhja e Rusisë për garën e sivjetshme muzikore e cila do të mbahet në Kiev në datat 11-13 maj ka qenë këngëtarja 27 vjeçare Yulia Somoylova, por ajo më vonë ka mbajtur një turne në Krimenë e aneksuar nga Rusia, në territorin e së cilës ka hyrë pa kaluar në kufirin zyrtar.
Sipas ligjit ukrainas, kjo lejon autoritetet e vendit t’ia ndalojnë hyrjen në shtet.
Zëdhënësja e shërbimit ukrainas të sigurisë, Olena Gitlanska, shkroi të mërkurën në profilin e saj në Facebook se Shërbimi i ka shqiptuar Samoylovas një ndalesë për hyrje në shtet në kohëzgjatje prej tre vitesh, “në bazë të informatave që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit të Ukrainës”. aa
Komentet