Moskë
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se krahas shumë mjeteve ajrore të Rusisë ka shkatërruar edhe një tren mallrash që transportonte karburant dhe vaj.
Në një deklaratë me shkrim Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se gjatë ditës ushtria ruse ka humbur 3 avionë luftarakë Su-30 dhe dy avionë Su-25 si dhe 11 helikopterë dhe 2 avionë transportues İl-76.
Sipas ministrisë, krahas mjeteve ajrore dhe avionëve Su-27 të ushtrisë ruse janë shkatërruar sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe Buk M-1. “Treni i mallrave që transportonte karburant është shkatërruar me punën e suksesshme të ekipit të dronëve Bayraktar TB2 (SIHA-dron i armatosur)”, tha ministria ukrainase. AA
Komentet